“Truri i fëmijëve nuk është në shitje” – Macron paralajmëron ndalim të rrjeteve sociale nën 15 vjeç
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, me synimin që masa të hyjë në fuqi para fillimit të vitit të ri shkollor në shtator. Ai theksoi se truri dhe emocionet e fëmijëve nuk duhet të jenë objekt manipulimi nga algoritmet dhe platformat digjitale.
Sipas Macron, Franca do të ndalojë gjithashtu telefonat celularë në shkollat e mesme, duke vendosur rregulla të qarta për nxënësit, familjet dhe mësuesit. Nisma parashikon verifikim real të moshës në rrjetet sociale, në përputhje me Aktin Evropian të Shërbimeve Dixhitale (DSA).
Franca i bashkohet kështu vendeve si Australia dhe Britania e Madhe, të cilat po ndërmarrin masa të forta për të mbrojtur të miturit nga rreziqet e botës digjitale.
