Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë
Lotët që kam derdhur, s’më janë dhe tharë!
Shumë vjetë u bënë, sot u mbushen dhjete,
që kur më ke lënë dhe s’të shoh ne jete!

Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S’të vjen keq për mua? S’të vjen mallë për djalë ?
O ëngjëll I bukur, mos mëno në botë,
Kthehu të të shomë, të na mbeten lotë.

S’rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve?
Motëmot që rrojtëm bashkë, s’më urreve
Atje tek rri janë qipariz’ e varre…
Kthehu të të shomë, mos na lër për fare!

Mos na lër të gjorë, me zemër të ngrirë,
kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë;
E ke lenë foshnjë, tani u bë burrë,
s’arrite ta rritje, s’të ka parë kurrë!

Për ty shumë herë çoç do të më thotë,
po s’mund t’i përgjigjem, se më mbytin lotë.
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë,
duke psherëtitur te zot’ i vërtetë.

Lexo po ashtu:  Sot kujtojmë 154 vjetorin e lindjes së Ndre Mjedës, një prej poetëve dhe veprimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë shqipe.

O zot I vërtetë, s’të erdhi keq për djalë,
kur i more mëmën dhe më le të gjallë?
Të më keshe marrë, do të qe më mirë
dhe të rronte mëma, të rriste të birë.

Me se rrojnë foshnjat? C’i rrit çilimitë?
Dashuria e mëmës dhe përkëdhelitë.
O zot, të jam falë, mos më le të mjerë,
dërgom’ Evgjeninë ta shoh dhe një herë!

“Pse s’kuvëndon mirë, more punëbardhë,
cili vdiq njëherë dhe prap ka ardhë?
Gjith’ humbasën gruan, mëmën e babanë,
po ata që mbetën si ti nuk qanë:
të vdekurin lotët s’e bien në jetë,
po lutu dhe falu të rriç djalën vet”.

Doje dritë, o qiell, more dritën time
dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime!
Tani rroj pa shpresë, ndaj s’dua të rroj,
se dhe perëndinë tani s’e besoj!

II

Ditën e vitit të parë
U bë qiameti i math:
nga dëbora që ka rarë
faqez e dheut u zbarth.

Cingërim’  errësirë,
jashtë veriu pëllet,
bie bor’  e breshërirë
dheu duketë si det!

Lexo po ashtu:  Samsung prezanton tre aksesorët e rinj për një jetesë të ekuilibruar dhe plot konektivitet

Eshtë natë, nat’ e zisë
Vetëtit edhe gjëmon,
një ëngjëll i perëndisë
dergjet sëmur’ e rënkon!

Ka tri dit’ që po mundohet
dhe me vdekjen qërton,
po vdekja s’do të mërgonet
se shpirtin e saj kërkon!

“Perëndi, lëmë të gjallë,
po lutetë mëm’ e mjerë,
të mund të rrit këtë djalë,
s’ka një javë që ka lerë.

Kush do ta marrë ta rrisë?
Jetim qysh do të rrojë?
Kush do t’i japë të pijë,
si une kush do ta dojë?

Kush do ta dojë Stefanë?
Më ndje, o zot i vërtetë
se Stefani ka babanë
dhe do ta rritjë vetë”.

– Andon Zako Çajupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *