Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kryeministri Edi Rama tha në Prishtinë se nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar për zgjedhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi e drejta është qartësisht në anën e Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka pasur asnjë bisedë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa i bën thirrje kryeministrit të Kosovës që të çojë përpara dialogun. Shqipëria, u shpreh Rama, mbështet 100% dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiçin, apo sic thonë në mediat sociale me “vëllaun tim Vuqiqin”. Këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar. Këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq. Ne jemi në krah të Kosovës, siç është i gjithë komunitetit ndërkombëtar”.

Rama vazhdoi të insistojë se nuk do të tërhiqet nga nisma për Ballkanin e Hapur.

Lexo po ashtu:  Reagon ministrja Haxhiu, përmend terminalet doganore e postet diplomatike për votën e Presidentit - Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë

“Zoti Rama, më lejoni t’iu quaj vëllai i madh, a e kuptoni vëllanë e vogël pse nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të hapur?” u pyet Rama nga gazetarët në Prishtinë.

“Meqë m’u drejtuat vëllai i madh- vëllai i vogël, si vëlla i madh në shtëpi, ka gjithmonë një problem, që kur i vogli ka një hall, thotë më mbështet, kurse kur ti i thua po, ai thotë jo. Unë nuk pretendoj të jem vëllai i madh, aq më pak me Albinin, se nuk ma pranon, për punë debatesh filozofike.

Ballkani i Hapur është hap strategjik që ne të mos ngecim në të shkuarën. Një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e Ballkanit Europian, është një hapësirë ku ka gjithmonë e më pak vend për këto lloj tensionesh dhe artificash që vijnë nga e shkuara.

Vëllanë dhe fqinjin nuk e zgjedh, me vëllanë të lidh gjaku, familja, e shkuara dhe e ardhmja, dhe me fqinjin të lidh fakti që e ke aty. Gjyshja ime thoshte që nuk ka shtëpi të lumtur me fqinj të pakënaqur. Përpjekja për Ballkanin e Hapur nuk e eklipson betejën për njohjen e Kosovës,” tha Rama.

Lexo po ashtu:  Z. Kurti, tash përsëri është radha juaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com