Kohëzgjatja e leximit: 4 minuta

Vuçiqi ra, Rama dridhet: Dreqi e marrtë, pse ne shqiptarët gjithmonë të fundit në rrëzimin e diktatorëve?

Gëzim Mekuli

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Për vite me radhë, Edi Rama e ndërtoi një pjesë të strategjisë së tij rajonale mbi afërsinë politike/ekonomike dhe vëllazërore me mikun e tij, Aleksandër Vuçiqin. “Ballkani i Hapur” u bë simbol i kësaj aleance antishqiptare, ndërsa Kosova përballej fyt për fyt, me ushtrinë dhe politikën e Beogradit.

Vuçiqi humbi zgjedhjet, (e theftë qafen): e kjo është një goditje e rëndë politike (dhe psikologjike) për mikun e tij në Tiranë dhe një porosi se regjimi, sado i fortë të duket, nuk është i përjetshëm e as i pathyeshëm; Për Ramën, i cili po përballet me demonstrata të fuqishme studentore, dobësimi i aleatit serb shënon fundin e një epoke të zezë politike në rajon.

Serbia, kjo vrasësja industriale e shqiptarëve prej 1878 e deri më 2024, tregoj se edhe një rregjim i rrënjosur prej vitesh mund të mposhtet kur qytetarët mobilizohen, nuk tuten, nuk lakmojnë dhe kërkojnë ndryshim.

Lexo po ashtu:  Disa qeveri po përdorin koronavirusin, për të kufizuar të drejtat e grave

Dhe pikërisht këtu lind pyetja ime për Shqipërinë: Pse, dreqi e martë, ne shqiptarët, duhet të jemi të fundit në rrëzimin e diktatorëve? Pse Serbia, ky shtet i prapambetur, arrinë të sfidojë regjimin e saj, ndërsa Shqipëria jonë, vazhdon të presë fundin e një epoke politike që shqiptarët, i madh e i vogël, e akuzojnë për korrupsion, narkoshtet, kapje institucionesh dhe përqendrim të pushtetit në katër a pesë personë?

Modeli i Vuçiqit, zëdhënësit të Millosheviqit dhe mikut të Edi Ramës, morri fund, por pyetja që bëjë këtu është; edhe sa kohë duhet të presin shqiptarët që të marrë fund edhe epoka e vasalitetit politik të feudalit Rama ndaj Beogradit shqiptarvrasës? Apo, ndoshta, ka mundësi që Edi Rama do të vazhdojë të sillet si Nikolla Pashiqi i ri, ndërsa shqiptarët, të ulur nëpër kolltuqe e divane, akoma presin që ndryshimi të vijë nga Zoti!?

Përsëri me shqetësim pyes: Pse dreqi e marrtë, ne, shqiptarët, jemi gjithmonë të fundit? Është e dhimbshme, tragjike dhe poshtëruese që ne shqiptarët të detyrohemi të marrim shembuj demokratikë nga Serbia e prapambetur, shteti që vrau mijëra shqiptarë, dhunoi gra e nëna shqiptare, dogji Kosovën… E megjithatë, kur studentët, atje në Tiranë, sfidojnë regjimin, ne ende merremi me filozofi politike, ankesa dhe statuse në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:  Kërcënohet kryetari i Sindikatës së RTK-së me masa ndëshkuese nga drejtori Shkumbin Ahmetxhekaj

Pse kjo çoroditje etike? Pse ky kapitullim moral? Ku janë intelektualët shqiptarë? Ku janë mediat shqipe që duhet të jenë zëri i qytetarëve, jo megafonë të regjimit? Ku është mërgata shqiptare, e cila e kritikon me fjalë e komente regjimin e Edi Ramës, por pa veprim konkret?

Konsekuent deri në pikë të fundit; Pse dreqin ne shqiptarët duhet të jemi gjithmonë të fundit? Pse historikisht kemi mbetur ndër popujt e fundit në Ballkan dhe Evropë që kemi formuar shtetet tona kombëtare? Pse të tjerët veprojnë, ndërsa ne presim e filozofojmë? Pse kemi kaq shumë fjalë, por kaq pak guxim e njerëzillëk qytetar?

Regjimi i Edi Ramës nuk është i përjetshëm. Por ndryshimi nuk vjen duke pritur, duke heshtur apo duke u ankuar nga divani. Ai vjen kur qytetarët organizohen paqësisht, kur studentët ngrihen, kur intelektualët flasin dhe kur mediat e kryejnë detyrën e tyre.

Dhe pyetja e fundit është kjo: deri kur do të presim që të tjerët, e aq më pak Serbia, të na tregojnë se si rrëzohet regjimi, si mboshtet tuta e korrupcioni?

Vini re! Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim i përkasin ekskluzivisht autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pozicionin apo linjën editoriale të redaksisë.
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com