Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka rrëfyer për ndjesitë e tij sa herë që vjen në Kosovë e që nuk është se ndodh rrallë herë.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

“Siç mund ta paramendoni, ngjarjet rreth janarit të vitit 1999 ishin ndër çastet më emocionale të jetës time”.

“Për 20 vjetët e ardhshme, pas këtyre ngjarjeve, sa herë që vij këtu më kujtohet ajo kohë. Njerëzit ende duan të flasin me mua për atë duke menduar se jam interes ende për Kosovën”.

“Kam një lidhje emocionale me Kosovën, pa dyshim”.

Walker që konsiderohet si miku i madh i kosovarëve, në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se ai përpiqet ta vizitojë Kosovën sa më shpesh, veçanërisht në përkujtimin e masakrës së Reçakut.

“Vij në Kosovë sa më shpesh që mundem. Kjo është hera e dytë që kam ardhur në Kosovë në vitin e fundit. Përpiqem gjithmonë që të vij në përkujtimin e masakrës së Reçakut por këtë vit nuk kam arritur që të vij dhe kjo më ka trishtuar shumë”.

Lexo po ashtu:  Pas BE-së, SHBA-së dhe Rusisë edhe Macron premton angazhim personal në dialogun Beograd -Prishtinë

“Ardhja për ta kremtuar Pavarësinë edhe kjo është një gjë shumë emocionale për mua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com