Zbulim i Jashtëzakonshëm në Bibliotekën e Vatikanit: Si dëshmitë mesjetare ruajnë emrin dhe gjurmët e ilirëve

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.


Nga Qazim Zeqaj (New York)

Hulumtimet e thelluara në fondet e mbyllura të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit vazhdojnë të nxjerrin në dritë thesare të fshehura që dëshmojnë se si historia, gjuha dhe hapësira jonë janë dokumentuar ndër shekuj. Një zbulim i tillë i jashtëzakonshëm vjen nga fondi i dorëshkrimeve të rralla, ku ndodhet një kodeks i datuar në vitin 1445, i cili sjell në vëmendje emërtimin dhe traditën e hershme të hapësirës sonë.

Bëhet fjalë për Manuskriptin Borg.ill.9, në faqen e parë të të cilit (fleta 1v) shënohet qartë në gjuhën italiane të arkivit:
“Kodiks në gjuhën popullore ilire me shkronja hieronymiane ose glagolitike, i titulluar Zerzalo, domethënë Pasqyrë, mbi ngjarje të ndryshme të Shkrimit të Shenjtë, histori kishtare dhe pika morale… i shkruar nga kleriku Luka për priftin Gregori nga Verbeniko, kështjella e Ishullit të Veglës, në vitin 1445.”

Lexo po ashtu:  Ja pse krijohen gropat gjigante në zona të ndryshme të botës që gllabërojnë gjithçka

Ky dokument dëshmon një të vërtetë të madhe për të gjithë ata që merren me hulumtimin e së kaluarës: nëse bëjmë kërkime të vërteta dhe këmbëngulëse në arkivat më të mëdha botërore, ne mund të gjejmë shkrime, gjurmë dhe dëshmi konkrete që lidhen drejtpërdrejt me ilirët dhe trashëgiminë e tyre shpirtërore e kulturore. Përdorimi i termave historikë si lingua illirica në dokumentet e Vatikanit tregon se si identiteti dhe vazhdimësia e këtyre trevave kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në dokumentet mesjetare.


Ky zbulim është një ftesë e hapur për çdo studiues dhe hulumtues shqiptar që të mos ndalet te sipërfaqja, por të gërmojë në arkivat ndërkombëtare. Puna e palodhur në kërkim të dokumenteve të tilla jo vetëm që pasuron dijen tonë kombëtare, por hedh dritë të re mbi dëshmitë e hershme të shkruara që presin të lexohen dhe të vlerësohen ashtu siç e meritojnë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com