Një njoftim është publikuar në rrjetin social në Facebook, ku tregohet se kanë humbur tre fëmijë. Më i madhi nga fëmijët është 12-vjeçar.
Venhar Ibrahimi është prindi i tyre i cili njofton se fëmijët kanë shkuar afër vendbanimit të tyre në Bardhosh për të peshkuar.
Fëmijët kanë dalë në mëngjes herët, rreth orës 8:00 dhe nuk janë kthyer më në shtëpi.
Nëse dikush ka informacion lidhur me këtë çështje, familjarët lusin të kontaktojnë në numrat 049947690 dhe 045562744.