Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Mediat në Britani raportojnë për një dislokim masiv të mjeteve dhe trupave ushtarake amerikane mes të cilave edhe forcat speciale. AvionëDhjetë C-17 Globemasters kanë zbarkuar në Glouchestershire. Dy AC-130J Ghostrider, të pajisur me topa 30mm, janë vendosur në Sufolk. Në bordin e tyre ka topa 105 mm Howitzer dhe raketa Hellfire.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Vendi i origjinës është baza amerikane Fort Cambell në Kentaki, ku strehohet Regjimenti 160 i Operacioneve Speciale Ajrore, të njohur si Ndjekësit e Natës. Siç lihet të kuptohet nga emri, ata janë helikopterë specialë që përdoren nga Forcat Delta në operacionet që kryhen natën. Ata kanë marrë pjesë në misionin e kapjes së Osama bin Ladenit. Javën që lamë pas, ata patën një rol kyç në operacionin amerikan në Venezuelë, me transportimin e forcave speciale që kapën presidentin Maduro dhe të shoqen. 

Lexo po ashtu:  Të pakorruptuarit e shtetit do të vendosin kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Pajaziti, Zejnullahu, Hoxha e Konushevci

Spekullimi kryesor që po qarkullon është për një sulm ndaj Iranit për të cilin ka njoftime edhe nga Izraeli. Dy ditë më parë nê disa media i raportua mbërritja e ndihmave ushtarake ruse në Iran  

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com