Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u veprua me agjenda politike të cilat kanë lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, gjë që nuk do të tolerohet nëse do të ndodh sërish.

Osmani në një adresim në profilin e saj zyrtar në Facebook, ka thënë se në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla si ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në, do të detyrohet të ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe procesit zgjedhor.

Ajo fillimisht tha ajo që është parë dje në mbledhjen e KQZ-së, ka qenë e pa precedent, e pa hijshme dhe e pa tolerueshme.

“Para syve të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në transmetim të drejtpërdrejt në televizion, dje u bë presion marramendës ndaj zyrës për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion dhe kërcënime ndaj udhëheqësit të kësaj zyre e cila vepron si e pavarur politikisht dhe rekomandimet e së cilës i drejtohen KQZ-së për vendime kolegjiale……Ajo çfarë ka ngjarë dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, por e kemi detyrë që me çdo kusht ta shpejtojmë këtë proces. Prandaj në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të bimë në kurthet që ndërtohen me qëllim që ky proces zgjedhor të parandalohet e të stërzgjatet. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese e të votojnë për këdo që ata e përkrahin“, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Diplomacia Ballkanase flet shqip

Osmani tha se përgjatë këtyre muajve në presidencë ka bërë të pamundurën për ta përkrahur KQZ-së, në mënyrë që ky proces të realizohet pa asnjë pengesë dhe pa asnjë presion.

“Abuzimi i kësaj përkrahje për të shërbyer agjenda të pasta politike, nuk mund të tolerohet nga askush, e sidomos kur ligji qartë kërkon paanshmëri të plotë. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që pavarësisht asaj që ka ndodh dje, ta ruajnë maturinë e qetësinë me qëllim që ta mbrojmë të gjithë së bashku integritetin e procesit zgjedhor e të sigurohemi që zgjedhjet të mbahen më 14 shkurt“, tha ajo.

Ajo shtoi se po punon me partnerët ndërkombëtar për të siguruar që të kemi prezencën dhe vëzhgimin e tyre por edhe përkrahjen e tyre që vota e lirë e qytetarëve të mbrohet me çdo kusht

“Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla si ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake, si dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civil, do të detyrohem të ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe të këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ashtu siç më detyron Kushtetuta e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është parakusht i funksionimit demokratik të një vendi, prandaj këtë test të demokracisë duhet ta kalojmë të gjithë së bashku me besim e maturi“, tha ajo

Lexo po ashtu:  Simboli i dollarit dhe misteri i origjinës së tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *