Spanjollët i drejtohen të dielën qendrave të votimit ndërsa politiken mainstream e ka pushtuar frika e një rritje te ndjeshme të ekstremit të djathtë. Këto janë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Spanjë gjatë katër vjetësh dhe loja elektorale ka ndryshuar.
Përkrahja për Partinë Konservatore ka rënë, ndërsa socialistët, edhe pse janë në avantazh, nuk e kanë një mbështetje të qartë sa për të krijuar qeverinë. Podemos nga e majta dhe Ciudadanos nga e djathta, e kanë humbur edhe atë një pjesë të preferencës, ndërsa ekstremi i djathtë po shënon rritje.
Ngjitja e shpejtë e partisë nacionaliste Vox sakaq po shihet si një tërmet në skenën politike të vendit. Sondazhet parazgjedhore tregojnë se gati 4 në 10 zgjedhës ende nuk e kanë ndarë mendjen se kujt do t’ia japin votën e tyre.
Kriza e Katalonjës, duke nisur nga referendumi për pavarësi në 2017 e deri tek administrimi qendror i Madridit shkaktoi një çarje të thellë mes kampit të majtë dhe atij të djathtë; nëse anketimet rezultojnë të sakta, asnjëri prej tyre nuk mund të presë të sigurojë shumicën absolute. Disa analistë vendas kane bindjen se çështja e Katalonjes do të jetë vendimtare në këto votime, dhe jo kriza ende ekzistuese e ekonomisë. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress