Shkruan: Gëzim Mekuli

Lajmi politik “greko-serb” është lajm i ndërtuar nga perspektiva gjeopolitike greko-serbe. Të jem i qartë, lajmi politik greko-serb, sheh shqiptarët nga perspektiva politike, ekonomike serbe, si dhe nga qëllimet kulturore-etnike serbe.

Të dashur lexues,

Ndërtimi i lajmit dhe informacionit duhet të fillojë nga perspektiva kulturore, historike e sociale. Sepse përpos vlerave tjera, përcaktuese që ka lajmi politik, ai ka edhe vlerat sociale, nacionale e kulturore.

Nisur nga kjo perspektivë kuptojmë se shumë (pa)kryeredaktorë shqiptarë të Prishtinës dhe të Tiranës, nuk kanë guximin, që në mënyrë të pavarur të lejojnë të kritikohet, të debatohet dhe të “skenohet” rrjedha e politikave serbe në hapësirat shqiptare.

Dy Televizionet shqiptare publike, TVSH dhe RTK, dhe, thuaja gjitha mediat tjera shqipe, duan që të përkthejnë, dhe të citojnë besnikërisht, agjencitë informative serbe dhe gazetarinë serbe.

Por kjo është e rrezikshme dhe e dëmshme, të nderuar lexues.

??? ?̈????̈ ? ??̈????? ??? ???????? ??????

Është e dëmshme sepse përmes “lajmit politik” serb, parë nga perspektiva serbe, ne keqinformohemi, keqndikohemi dhe përforcojmë idenë se politika serbe e Beogradit është e drejtë, e pamposhtur dhe fituese.

Lexo po ashtu:  Twitter bllokon disa nga gazetarët më të njohur amerikanë

Përpos tjerash, lajmi politik serb është i mbështjellë me përbërës të propagandës dhe të retorikës së luftës. E ky marifet në shkencat e medias dhe të retorikës njihet edhe si “public diplomacy”. Njësoj siç është e mundur të ndërtohet e të lançohet lajmi përmes argëtimit (infotainment = information + etnertainmet), po ashtu mund ta ndërtojmë e ta lançojmë lajmin politik përmes gjuhës së propagandës.

Gjuha politike dhe gazetareske e “lajmit serb”, si për shembull: “e ashtuquajtura Kosovë”, “femra kosovare” (nuk ceket shqiptare), “këngëtarja kosovare” (nuk ceket shqiptare), “nuk do të lejojmë vrasjen e serbëve”, “Kosovo je Srbija”, “Kosovo i Metohija” , “stara Srbia”, etj, dëshiron të krijojë një realitet të ri politik në Ballkan.

???? ? ??????? ??̈?? ?????̈?

Duhet të kuptojmë se këto fjalë e shprehje, në lajmin politik serb, i bëri redaktori, gazetari dhe politikëbërësi serb. Kësisoj gjuha e lajmit serb ka “ndërtuar” një konstruksion i cili sajon fotografi të cilat “shpjegojnë” realitetin historik, kulturor të serbëve në Kosovë.

Shprehjet gjuhësore kanë forcë të madhe që të ndërtojnë edhe realitete politike/historike. Shembull: “Kosovo je Srbija”, “çamët ishin bashkëpunëtorë të nazizmit”, “Epiri verior”, “pakti me detin”, pastaj fjalët si “serbët ruajnë qetësinë”, “të mos tentojnë t’i sulmojnë serbët me armë”, “Shqipëria e madhe”, “Prishtina po luan lojëra lufte”, etj., etj.

Lexo po ashtu:  Gazetarë dhe analistë: Keni menduar nëse po vrisni me fjalën tuaj? Keni menduar ndonjëherë nëse keni ushqyer armiqësinë dhe keni ndihmuar dhunën?

Përmes gjuhës së lajmit politik serb, bindemi se “ky lajm” nuk reflekton realitetin politik. Lajmi politik serb tenton të ndërtoj “fotografi tjetër” përmes përzgjedhjes së fjalëve, figurave retorike, siç është rasti me krahasimin -apo ndërtimin sintaksor të fjalisë.

Moment tjetër i rëndësishëm për gjuhën e këtij “lajmi”, e i përkthyer në shqipe nga gazetarët shqiptarë, – është se ndërmjetësimi i realitetit ndërtohet nga një perspektivë e caktuar sociale, kulturore e politike. Parë nga lajmi i Beogradit është Prishtina agresive dhe pushtuese.

???????? ??????; ?? ?? ?????????? ??????? ???????? ??̈???? ?????? ?????

Momenti tjetër e i rëndësishëm, që mund të nxjerrim nga citatet e mësipërme të lajmit serb, është se gjuha nuk bartë vetëm informacione dhe njohuri të padjallëzuara mbi botën, por kjo, gjithashtu, shpreh emocione dhe qëndrime ndaj ndodhive që na rrethojnë. Për shembull: Fjalitë e lajmit serb: “e ashtuquajtura Kosovë”, “Kosovo je Srbija”, janë provokuese dhe na kthen në luftën e vitit 1999.

Gjuha pra nuk është neutrale. Ajo është e mbushur me konotacione pozitive dhe negative. Edhe vetë zgjedhja në mes fjalës “kosovare” dhe “shqiptare”, “luftë” dhe “mbrojtje”, shpreh po ashtu një ndryshim vlerash, pasiqë fjala “luftë” zgjon konotacione negative, ndërsa fjala “mbrojtje” nuk e ka një kuptueshmëri të tillë. Poashtu fjala”kosovare” apo “kosovar” ka konotacione politike dhe qëllime ideologjike, ndarjen e “kombit kosovar” nga kombi shqiptar.

Lexo po ashtu:  Shkruan Zëri i Amerikës: Gazetarët dhe OSBE kundër paketës “anti- shpifje”, qeveria e dërgon në kuvend ligjin

Gjuha e lajmit nuk është jashtë realitetit, por është pjesë e saj dhe ndikon në të. Kur përdorim gjuhën, ne definojmë dhe “prodhojmë realitetin”. Përzgjedhja e shprehjeve gjuhësore në ndërtimin e lajmit, është çdo herë veprim politik-diplomatik dhe asesi një veprim i pafajshëm dhe “engjëllor”.

?????? ? ?????: ???? ?? ???̈???? ?????? ??????? ???????? ??̈? ?????????̈??

Nga cila perspektivë kulturore, politike dhe gjuhësore po ndërtohet ky lajm e kjo fotografi politike?

(Shkruar në vitin 2016)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *