Shkruan: Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/
Hartimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 2008 u bë në një kontekst politik dhe ndërkombëtar “të ndërlikuar”. Hartuesit e saj, përfshirë përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë (sidomos nga UNMIK-u), ishin të njëanshëm, përjashtues, pa njohuri historike, diplomatike e as politike.
Ja disa prej kufizimeve kryesore që po i provokon thellë shqiptarët:
1. Neutraliteti etnik në dokumentet shtetërore
Hartuesit shmangën çdo referencë të drejtpërdrejtë ndaj identitetit shqiptar të shumicës së popullsisë. Kjo bëhej për të kënaqur Serbinë dhe për të garantuar të ashtuquajturin “neutralitet etnik”, që në realitet e mohon realitetin etnik dhe kulturor të shqiptarëve shumcë në Kosovë.
2. Ngjyrat kuq e zi u larguan qëllimisht
Ngjyrat e identitetit shqiptar kuq e zi, të cilat janë të lidhura ngushtë me identitetin historik, kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve, u përjashtuan dhunshëm nga flamuri, simbolet shtetërore dhe Kushtetuta. Në vend të tyre, u zgjodh një flamur i kaltër me gjashtë yje dhe hartën e Kosovës; një zgjidhje “neutrale”, e projektuar për të mos fyer serbët ardhacakë dhe pakicë, por që në realitet zhvlerëson ndjenjën e përkatësisë kombëtare të shumicës; SHQIPTARËVE.
3. Shtet multietnik me të drejta të pakicave të zgjeruara
Kushtetuta u ndërtua mbi parimin e një “shteti multietnik!”, ku pakica serbe gëzon të drejta të zgjeruara, të papara ndonjëherë më parë në ndonjë shtet demokratik. Ndërkohë që shqiptarët si shumicë nuk përmenden hiq askund në Kushtetutë si komb përbërës!!!
4. Asnjë përmendje e gjuhës, historisë, identitetit apo simbolikës shqiptare
Në Kushtetutë nuk përmendet hiq askund gjuha shqipe si pjesë e identitetit kombëtar shqiptar, nuk përmenden ngjarje historike që lidhen me shqiptarët, nuk ka referenca kulturore, dhe as simbolikë kombëtare që e lidh popullin e Kosovës me rrënjët e tij historike.
𝐏𝐫𝐚, 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐬𝐨𝐭, 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬?
Një Kushtetutë dramatike që, ndonëse ligjërisht progresive dhe formalisht demokratike, në thelb është e dizajnuar për të fshehur dhe zhveshur përkatësinë shqiptare të Kosovës, në emër të paqes dhe “neutralitetit”. Kjo ka prodhuar dhe po prodhon ndjenjë diskriminimi, zhgënjimi dhe mohimi të identitetit për gjithë qytetarët shqiptarë të Kosovës që janë mirë n’kry.
Kushtetuta e R. së Kosovës në vend të ngjyrave autoktone kuq e zi; të gjakut tonë dhe historisë sonë, na u imponua me një flamur me yje pa kuptim, që nuk përfaqëson ndjenjën e asnjë qytetari. Në vend të përmendjes së shqiptarëve si popull shumicë dhe komb përbërës, ne jemi zhdukur nga dokumenti më i rëndësishëm i shtetit tonë. Një shtet pa popull, pa identitet dhe pa kujtesë. Vakum shtet!
Ky “neutralitet” i zorit nuk është gjë tjetër veçse kapitullim politik përballë presionit ndërkombëtar dhe interesave serbe. Dhe rezultatet i kemi përpara syve sot: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐮 𝐛𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐦𝐩𝐨𝐥𝐢𝐧𝐚 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐞𝐥𝐞̈ 𝐬𝐢 𝐑𝐚𝐝𝐨𝐢𝐜̧𝐢𝐪𝐢, 𝐪𝐞̈ 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐨𝐫𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐫𝐢, që përkrahen haptazi nga Serbia, dhe që sërish trajtohen si “palë” legjitime në dialognë dhe me gjuhën e heshtjes.
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
po ju mashtrojnë! Kjo Kushtetutë nuk është e jona. Kjo është një kornizë e dizajnuar për të na heshtur, për të na ç’kombëtarizuar, për të na bërë vetëm një “komunitet” në shtëpinë tonë. Një dokument që nuk reflekton sakrificën e shqiptarëve, por kompromisin e dhimbshëm që iu bë Beogradit, për ta rikthyer ndikimin e tij në Kosovë, jo më me tanke, por me mekanizma institucionalë.
Unë nuk pajtohem me këtë realitet. Dhe askush prej shqiptarëve me mend n’krye nuk duhet të pajtohet.
Është koha për të ngritur zërin dhe për të kërkuar rishikimin e Kushtetutës së Kosovës, jo si një çështje formale, por si një akt drejtësie dhe identiteti.
Sepse pa shqiptarët, nuk ka Kosovë.
Sepse pa drejtësi, nuk ka shtet.
Sepse pa përballje me të vërtetën, nuk ka të ardhme.