Gjate ushqimit të përditshëm në organizëm fusim turli lloj ushqimesh, me apo edhe pa vlera ushqimore.

Por është vete organizmi që gjatë procesit të metabolizmit prodhon në mënyrë të pa evitueshme toksina, një pjese e madhe e të cilave qe sigurisht dalin në mënyrë të natyrshme nga organizmi.

Por është më mirë akoma kur këtë proces asimilim-deasimilim e ndihmojmë edhe vetë duke ndjekur rregullat e mëposhtme:

 

Pini sa me shume ujë. Duke shtuar edhe disa pika limon, efekti është edhe më i madh, madje ndihmon edhe për të ulur në peshë.

 

Do të ishte një gjë shumë e mirë nëse kafen e mëngjesit do ta zëvendësonit me atë të elbit. Fibrat e tij janë në gjendje të ndihmojnë aktivitetin e aparatit tretës dhe posaçërisht të zorrëve.

 

Brokoli. Të gjitha zarzavatet ndikojnë pa dyshim, por veçanërisht brokoli është numri 1 në këtë drejtim. Madje filizat e tij janë akoma më mirë.

 

Sa më larg të fërguarave. Në këmbim të fërgimit praktikoni pjekjen, madje edhe të zarzavateve. Ruan shijen por edhe të gjitha vlerat ushqyese.

Lexo po ashtu:  Këshilla të vyeshme nga dijetarët e mëdhenjë: Mbaji për vete këto 6 gjëra, mos i trego askujt

 

Të gjitha drithërat është mirë të jenë në tavolinën tonë. Ato janë një burim i mirë karbohidratesh dhe proteinash.

 

Ëmbëlsirat përgatitini më mirë në shtëpi. Kjo do të mundësonte që të shtonit sasinë e duhur të sheqerit dhe gjalpit, dhe do të shmangni përdorimin e konservantëve.

 

Përdorni ushqimin e shtëpisë edhe në zyrë. Kjo do të evitonte ushqimet e dëmshme të llojit fast fond, duke përfituar nga ushqimet e shëndetshme të prodhuara në shtëpi.

 

Përdorni në mënyrë të përditshme se paku një lloj sallatë çfarëdo. Është një mënyrë e mirë për të pastruar organizmin.

 

Shoqëroni me ujë përdorimin e alkoolit.

 

Një here ne jave vetëm zarzavate. Më e këshillueshme do të jetë të hënën, pasi në këtë mënyrë do të çliroheni nga helmet e së dielës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *