Aloe Vera ndryshe gjithashtu njihet si bimë mrekullibërëse për shkak të efekteve të saj magjike në shëndet. Është një shkurre shtatshkurtër që vetëm mbinë kur kultivohet. Geli që marrim nga bima e aloe veres përdoret për shumë gjëra dhe ka dobi të shumta. Më poshtë keni një listë prej këtyre dobive shëndetësore të aloe veres:

1. Largo Helmet Me Aloe Vera

Nëse dëshiron ti bësh detosk trupit atëherë aloe vera është njëra nga mënyrat më të mira natyrale për ta bërë. Është me rëndësi të pastrojmë sistemin tonë për shkak të ndotjes ambientale dhe stresuese. Mineralet, elementet dhe vitaminat prezent në aloe vera na ndihmojnë që më mirë të përballemi me stresin.

2. Aloe Vera Per Përmirësimin e Tretjes

Është e rëndësis të veçant të mbajmë sistemin e tretjet të shëndetshëm për absorbim të mirë të materieve ushqyese dhe mineraleve nga ushqimet që ham. Aloe Vera ndihmon duke shtuar absorbimin e proteinave dhe përmirëson rregullaritetin e jashtqitjes. Gjithashtu ndihmon në eliminimin e majës (yeast) dhe baktere jo miqësore që kemi në zorrë. Është gjithashtu efektive në lehtësimin e problemeve të tretjes si urthi (djegja stomakut).

Lexo po ashtu:  7 mënyra efektive për të qetësuar sistemin nervor

3. Mund të Shkatërroj Tumoret

Geli i Aloe Verës ndihmon në forcimin e funksionit të sistemit të imunitetit dhe shkatërrimin e tumoreve. Një studimi i publikuar në International Immunopharmacology (1995) tregon se polysaccharides në aloe vera tregojnë aktivitete potente makrophae aktivizues duke përfshirë këtu edhe shtimin e prodhimit të oksidit nitrik (që ka potencial anti-tumor).

4. Stabilizon Sheqerin Ne Gjak

Geli i tharë nga aloe vera ndihmon ta ulim sheqerin ne gjak. Është vëzhguar se diabetikët që kishin marr aloe vera për 3 muaj me rresht kishin përjetuar rënie në nivelet e sheqerit në gjak dhe përmirësim në kolesterolin total. Janë kryer disa studime tjera që tregojnë se aloe vera ka përbërës kundër diabetit.

5. Riparues Kolagjeni

Aloe Vera është shumë e mirë për riparimin e kolagjenit. Lengu i Aloe Veres furnizon materialin e duhur në përgjegjës për mirëmbajtjen dhe prodhimin e lëkurës së shëndetshme. Duke ndryshuar lëkura jote çdo 28 ditë, blloqet ushqyes të aloe verës ndihmojnë në luftimin e efekteve të plakjes. Aloe Vera gjithashtu zbut djegiet e vogla, prerjet, gërvishjet dhe irritimet e lëkurës.

Lexo po ashtu:  Mjekësia sjell zemrën totalisht artificiale

6. Përmirëso Shendetin Dental

Aloe Vera është e dobishme për mirëmbajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe mishit të tyre. Veprimet e saj anti-bakterial dhe anti-mikrobal promovojnë shërimin. Ka disa pasta me gel të aloe veres për dhëmbë që përmbajnë vetëm aloe vera e që ndihmojnë për eliminimin e problemeve të gjakderdhjes nga mishi dhëmbëve dhe ulcerave të gojës.

7. Shendeti Kardiovaskular

Ka pasur disa studime që kanë treguar se kur ekstraki i aloe verës injektohej në gjak, shtonte transportimin e oksigjenit dhe aftësitë difuzion të qelizave të kuqe të gjakut. Në vitin 2000, një studim arriti në përfundim se aloe vera ndihmon në zvogëlimin e sëmundjes së zemrës dhe kolesterolit te larte pasi që përmirëson oksidimin dhe qarkullimin e gjakut. Gjithashtu e bënë gjakut më pak të ngjitshëm.

8. Aloe Vera Per Humbje Peshe

Duke ditur se aloe vera ndihmon sistemin e tretjes, ajo gjithashtu ka përbërës që ndihmojnë ë luftimin e lodhjes/plogështisë të shkaktuar nga dietat tona. Mund të të bëjë të ndihesh më mirë dhe të mirëmbani peshën ideale. Aloe Vera mund të shtoj nivelet e energjisë dhe të mbaj të freskët dhe aktiv.

Lexo po ashtu:  Ja çka saktësisht konsumoni kur pini cigare

9. Aloe Vera per Dhembjet e Nyjeve

Efekti ka të bëjë me përdorimin e jashtëm dhe brendshëm të aloe veres. Aloe është përgjegjës për zvogëlimin e pezmatimit dhe largimin e saj. Shmang mishin e kuq dhe ushqimet e fërguara sepse këto janë pro-pezmatues dhe kjo mund të zvogëlohet me aloe vera. Kjo do ju ofrojnë lehtësim të dhimbjeve të nyjeve dhe muskujve.

10. Aloe Vera si Njomes Natyral i Lekures

Aloe vera ka përbërës natyral hidratues që ndihmojnë në mirëmbajtjen e lagështisë së lëkurës. Mban njomësinë e lëkurës dhe shton elasticitetin. Forcon indet e lëkurës dhe ua mban lëkurën të shëndetshme dhe vezulluese. Është perfekt për lëkurë të yndyrshme pasi që ushqen lëkurën tuaj pa e bërë të yndyrshme. Liron vitaminat dhe enzimat natyrale në lëkurë gjë që ndihmon në mirëmbajtjen e pHs në lëkurën tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *