A ju ndodh shpesh të mendoni nëse disa mënyra të caktuara të edukimit të fëmijëve vijojnë të jenë të dobishme ose jo?

Pothuajse të gjithë përpiqen t’i ndjekin rregullat që ua kanë mësuar prindërit, si p.sh, “studio shumë”, “ji i përgjegjshëm”, dhe “do të arrish shumë nëse punon fort”.

Por disa psikologë fëmijësh propozon se ne duhet t’i përgatisim fëmijët për të ardhmen e jo për të shkuarën.

Shkolla e Jetës është e surprizuar sesa të padobishme janë bërë disa këshilla të vjetra prindërore, dhe duam të kuptojmë nëse vërtetë ia vlen të shpengohemi prej tyre njëherë e mirë.

Duhet t’i kursesh paratë

Këshilla kryesore e prindërve apo e gjyshërve tanë pothuajse nuk ka asnjë kuptim në ditët e sotme. Ti mund t’i kursesh paratë për një hark të shkurtër kohor, por një depozitë bankare afatgjatë është një variant vërtetë për t’u dyshuar.

Në fakt, do të merrni të kundërtën e kursimit nëse vendosni të veproni në këtë mënyrë. Sigurisht, është gjë e mirë të keni ca të holla mënjanë, por është akoma më mirë t’i bëni paratë tuaj të punojnë për ju, e jo për dikë tjetër.

Në botën tonë moderne, paratë duhet të investohen me shumë kujdes, dhe jo çdokush di si ta bëjë këtë. Ja pse bazat e planifikimit financiar janë të dobishme për këdo.

Nëse dëshiron të bësh diçka, bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme

Kjo është një nga këshillat që jepen me aq shumë këmbëngulje nga njëri brez në tjetrin.

Lexo po ashtu:  Zgjidhja ideale me çfarë mund të zëvendësoni kafenë

Por nëse i shikoni detyrat e fëmijëve sot, do të kuptoni se ata janë të ngarkuar për të bërë aq shumë gjëra. E vetmja mënyra për t’i kryer ato të gjitha është që disa prej tyre t’i bëjnë mirë, disa t’i rishikojnë, e në disa të tjera t’i kopjojnë.

Epo, nëse e bën çdogjë mirë, si mund ta bësh diçka thjesht perfekte?

Aftësi për t’i “kategorizuar përpjekjet” është jashtëzakonisht e rëndësishme në jetën si i rritur kur të vijë puna për ta ndarë kohën me zgjuarsi midis punën, familjes, zbavitjes, e gjërave të tjera të rëndësishme.

Duhet të punosh fort për të patur sukses

Ua thoni këtë fëmijëve tuaj ndërkohë ata shohin përditë që e kundërta po funksionon më mirë, me shembuj si Mark Zuckerberg, Kevin Systrom, Jeff Bezos, e shumë të tjerë të rinj që me një kanal në youtube dhe me shumë pasion, kanë arritur rezultate fantastike.

Mund të themi gjithashtu se disa prej këtyre njerëzve, të cilët arritën sukses edhe pa u munduar shumë, kanë patur një dozë të mirë fati gjithashtu.

Suksesi dhe puna e fuqishme nuk janë sinonime – janë pothuajse të kundërta, sa më shumë që punon në një vend që nuk të pëlqen, aq më të vogla bëhen shanset që t’ia dalësh mbanë aty.

Duhet të bëhesh më e ditur

Lexo po ashtu:  Dhëmbë të bardhë në kushte shtëpie? Ja çfarë të keni parasysh!

“Si ka mundësi që nuk e di?” u bërtasim atyre kur një fëmijë nuk mund të thotë kush ka qënë Anna Franku. Kjo lloj diturie nuk ka për të ndikuar aspak në të ardhmen e fëmijës. Në fakt, ky lloj informacioni mund të gjendet me shumë thjeshtësi në internet.

Sidoqoftë, aftësia për ta gjetur një informacion shpejt, për të vlerësuar përpikmërinë e tij, dhe menaxhimi i kohës janë gjëra kritike për t’i mësuar. Kjo është ajo që prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve.

Njohuritë e përgjithshme për vendet e për gjërat i shndërrojnë fëmijët në enciklopedi lëvizëse, nuk i kalisin për sfidat e jetës.

Një vend pune i sigurtë është i domosdoshëm

Sa shumë ëndrra fëmijesh vriten për shkak të këtij rregulli. Disa prindër janë të famshëm për thëniet e tyre, “Librat dhe poezitë?!” Budallëqe. Një llogaritar është një profesion më i vlefshëm. Por në 10-15 vite nevoja dhe rëndësia e një tipologjie pune ndryshon shumë.

Bota ndryshon me një shpejtësi marramendëse në ditët e sotme. Vetëm ata që e rrokin ndryshimin dhe janë fleksibël mund të arrijnë sukses.

Avancimi në karrierë është tregues i suksesit

Shumë persona nuk e kanë akoma të qartë se nuk ekziston vetëm një ngjitje vertikale në karrierë (nga punëtor në manaxher, nga manaxher në drejtor e kështu më radhë), por edhe një zhvillim horizontal gjithashtu është i mundur.

Bota është e mbushur me aq shumë shembuj të zhvillimit horizontal të karrierës së tyre, siç është rasti i llogarive në internet të përdoruesve që u bënë të famshëm për shkak të pasionit të tyre për qendistarinë, vizatimin, punimin e drurit, etj.

Lexo po ashtu:  Keni shtrëngim në kraharor, dhimbje fyti e përgjumje? Ja simptomat kur duhet të kërkoni ndihmë menjëherë

Fëmija = Qendra e Universit

Duhet gjithashtu të kujtoni se nuk është e nevojshme t’u qepeni nga pas fëmijëve që të bëheni ëngjëlli mbrojtës i tyre. Nëse doni që ata të bëhen të pavarur, personi që ia dalin mbanë vetë, lërini ata të veprojnë, të vendosin, e të korrigjojnë vetë.

Në shumë raste, një preokupim i tillë i tepruar, ka rezultuar me efekt krejt të kundërt: kur fëmijët rriten ata ia mbathin nga prindërit e kujdesshëm sepse duan të kenë lirshmëri. Por më pas, nuk dinë si të veprojnë në botën reale pa ndihmën e tyre, kështu që e gjejnë veten në hall të madh në çdo rast.

Le t’i ndryshojmë principet e vjetruara

Sepcialistë thonë se është e nevojshme t’i kemi këto aftësi për të arritur diçka në jetesën moderne:

Një nivel i lartë komunikimi i dyanshëm, jo thjesht i tipit me një korsi “Ulu aty, dhe dëgjo!”.
Një aftësi për të bashkëpunuar, të kesh rol në ekip pune dhe të bashkëpunosh me të tjerët në projekte të ndryshme.
Të jesh mendjehapur dhe kreativ, të mendosh jashtë kornizës.
Të zhvillosh aftësitë e të menduarit kritik, që të ndihmojnë të ecësh përpara në botën e vërtetë.
A ndjeheni të gatshëm t’i bëni disa ndryshimi në mënyrën tuaj të të menduarit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *