Dëshironi të keni linja perfekte pa hequr dorë nga ushqimet…? Po, është e mundur dhe ne do ju tregojmë se si! Keni parë se si mikesha juaj ha e nuk shëndoshet kurrë? Ka disa njerëz me të vërtetë me fat nga ana gjenetike, ama as ju nuk duhet t’i kurseni sakrificat për formën e përsosur.

Me këto hapa të vegjël që ju sugjerojmë nuk do ta keni aspak të vështirë! Ja 10 sekretet që do ju vijnë në ndihmë pa qenë nevoja për dieta ekstreme. Ja se si të arrini linjat perfekte pa dietë!

Jo çdo ditë ka raste të veçanta!

Festat, ditëlindjet apo përvjetoret janë evente në të cilat serviren ushqime të bollshme të cilat nuk janë fort të përshtatshme kur doni të kujdeseni për linjat. Mundohuni të përzgjidhni e jo të konsumoni gjithçka ju serviret! Një copë ëmbëlsirë ose  tortë ditëlindjeje mjafton!

Bisedoni e diskutoni gjatë vaktit!

Të flisni gjatë konsumimit të vakteve do ju detyrojë që të ushqeheni më lehtë e më ngadalë! Për pasojë, tretja e ushqimit do të bëhet më mirë dhe ndjesia e ngopjes do ju zgjasë më shumë!

Lexo po ashtu:  Do ju kisha këshilluar që të fshini aplikacionet TikTok, Facebook dhe Instagram nga telefonat e fëmijëve tuaj.

Mos i zini besë ushqimeve dietike!

Ushqimet dietike janë të varfra në yndyrna, por shpesh rezultojnë me tepricë sheqernash e karbohidratesh. Pra, shëndoshin në të njëjtën mënyrë! Tregohuni më të kujdesshëm me zgjedhjet tuaja!

Nuk ka ushqime të “këqija”!

E vetmja gjë e gabuar është sasia. Nëse keni shumë dëshirë të konsumoni disa ushqime të caktuara, atëherë plotësojani kërkesat vetes, por tregoni kujdes me sasinë e mos u fiksoni pas tyre sa t’ju bëhet zakon.

Mos hiqni dorë nga gjumi!

Nëse flini pak, kjo do të sjellë çrregullime hormonale të cilat do ju bëjnë të ndiheni më të uritur se zakonisht e të konsumoni ushqime me kalori të tepërta. Pushoni të paktën tetë orë në natë.

Mos e qortoni shumë veten!

Nëse ndodh të konsumoni ndonjë ushqim kalorik që ndoshta nuk duhet ta kishit ngrënë, mendoni që të përmirësoni zgjedhjet tuaja e tregohuni moskokëçarës. Humori i keq dhe mungesa e besimit në vetvete ju shtojnë urinë.

“Jo!” ndaj pijeve dietike!

Ndoshta mund t’ju duken më të lehta pijet në versionet e tyre pa sheqer, por nuk është e vërtetë! Ato ju stimulojnë oreksin, ndaj do të bënit mirë t’i shmangnit nëse mundeni!

Lexo po ashtu:  Friedrich Nietzsche

Eksperimentoni në kuzhinë!

Ushqimet e shëndetshme nuk nënkuptojnë aspak se janë të mërzitshëm e pa shije! Tregohuni kureshtarë dhe kërkoni gjithmonë të provoni përbërës të rinj për receta të shijshme, herë pas here!

Shmangni stresin e të numëruarit të kalorive!

Numërimi i kalorive ka kuptim vetëm pjesëisht. Fundja, 1000 kalori prej ushqimeve të shëndetshme nuk asimilohen në të njëjtën mënyrë si 1000 kalori prej ushqimeve fast-food.

Mos e eleminoni sheqerin
Sheqeri nuk rekomandohet nëse po kërkoni të bini në peshë. Por, kjo nuk do të thotë se duhet ta eleminoni krejtësisht nga dieta juaj ushqimore! Limitojeni sa më shumë që të jetë e mundur, por përpiquni të merrni thuajse çdo ditë një sasi minimale! /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *