Operacionet plastike është një temë që vazhdon të mbetet e diskutuar. Disa janë pro dhe disa kundër, megjithatë kur bëhet fjalë për VIP-at, ata sulmohen shpesh lidhur me këtë çështje. Disa prej tyre e kanë pranuar hapur që kanë bërë ndërhyrje e madje kanë deklaruar se janë penduar. Nisur nga dy intervistat e fundit të Ana Kabashit dhe Marjona Metohut, “xing.al” vendosi të rikujtojë edhe vip-et e tjera që kanë deklaruar pendesë.

Ana Kabashi: “Unë hundën nuk e kam pasur asnjëherë kompleks deri vonë kur fillova të merresha me muzikë. Producentët filluan të më thoshin duhet ta bësh sepse muzika e kërkon edhe të bukurën e andej këndej edhe e bëra hundën operacion, por që tani të ishte, asnjëherë nuk do e kisha bërë. Në fakt atëhere kisha më shumë vetëbesim sesa tani”

“Pjesa estetike duket mire, por pastaj nuk mundesh as hundët t’i frysh mirë sepse duket sikur po të bie hunda në tokë. Nuk është më hunda jotë, unë gjithmonë jam duke ndejtur me siklet se mos po e vras, si të thuash të rrish gjithë kohës të ruash hundën”

Lexo po ashtu:  “Rrugët janë të mbushura me femra më të reja e më të bukura se unë”. Letra prekëse e Oriana Fallacit

Marjona Metohu: “Jam penduar që bëra hundën. Më ka ndryshuar shumë. Ti do thuash, e bëre për të ndryshuar, por jo kaq shumë. Ndoshta është bërë pak më tepër nga sa e doja. Nuk doja të ndryshoja kaq shumë, doja që fytyra ime të kishte të njëjtën hije”

Albërie Hadërgjonaj: “Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur e prek fytyrën, Zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra”, ka thënë Albërie.

Jolanda Dhamo: “Ka qenë gabim, më mori edhe mua rryma. Para 6 vjetësh, unë mund të kem qenë e treta, e katërta, por e para që e kam thënë hapur. Kur vjen puna për ta deklaruar, askush nuk e pranon. Nga ai operacion unë nuk u bëra më e bukur, thjesht më kanë deformuar”

Vildane Zeneli: ”I bëra prej qejfit buzët. Po palidhje shumë, i kam rënë pishman dhe tani dua t’i heq”

Lexo po ashtu:  “Me shami dhe shofere autobusi në Itali”, njihuni me Bukurien, shqiptaren nga Kavaja

Adelina Tahiri: “Kam ndërhyrë vetëm tek buzët megjithatë jam penduar”

Fjolla Morina: “Më është bërë bajat, më mirë pa gjoks, kohët e fundit nuk po pëlqehet gjoksi i madh. Nuk e di se kur, por që do e zvogëloj shumë shpejt”

Çiljeta për hundën: “Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, po hajd, mendtë e kokës thuaj”

Almeda Abazi: “Kam operuar vetëm hundën, asgjë tjetër. Kam kryer edhe një ndërhyrje estetike në buzën e sipërme, gjë për të cilën jam penduar. Do të doja të mos e kisha bërë”

Aurela Hoxha: “Qetësohuni njerëz të mireee nuk i kam bërë më buzët, përkundrazi, prej kohësh i kam hequr mbushjen dhe s’do ti bëj kurrë më”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *