Sistemi ynë diellor është i përbërë nga dielli dhe çdo gjë tjetër që sillet në orbitë përreth yllit tonë; planetet, planetet xhuxhë, hënat dhe shkëmbinjtë hapësinorë.

Astronomët besojnë se skaji i sistemit tonë diellor ndodhet rreth 15 miliard kilometra larg nga Dielli ynë.

Planetet e sistemit tonë diellor kanë qenë objekt interesi të jashtëzakonshëm për qytetërimet e lashta përgjatë mijëra viteve. Ka me mijëra gjëra që pak njerëz i dinë për sistemin tonë diellor, në këtë artikull ne do t’ju prezantojmë më tej disa fakte interesante:

Sipas studimeve astronomike, dielli ynë u krijua 4.6 miliard vjet më parë nga kolapsi gravitacional i një reje molekulare gjigande.

Dielli ynë ka nevojë për 240 milion vjet për të përfunduar një orbitë të vetme rreth qendrës së galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit.

Sipas astronomëve, që kur është formuar Dielli ynë, ai ka kryer nëntëmbëdhjetë orbita rreth qendrës galaktike.

A e dini se ylli ynë, Dielli, rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës?

Temperatura e sipërfaqes së Diellit tonë është rreth 5505 gradë Celsius.

Që nga formimi i tij, Dielli ynë ka përdorur rreth gjysmën e hidrogjenit në bërthamën e tij. Kjo do të thotë se ka ende shumë lëndë djegëse për të djegur, prandaj mos u shqetësoni.

Pjesa më e madhe e masës së sistemit diellor është brenda Diellit, pra mbi 99 për qind, ndërsa masa e mbetur gjendet në Jupiter.

Sipas llogaritjeve astronomike, fusha magnetike e Jupiterit është rreth katërmbëdhjetë herë më e fortë se ajo e Tokës.

E mbani mend stuhinë e madhe në Jupiter? E pra, kjo stuhi gjigante është një nga misteret më të mëdha të astronomisë. Ekspertët nuk kanë pothuajse asnjë informacion në lidhje me të. Gjithçka rreth saj është një mister. Çfarë fuqie kishte, çfarë e ka shkaktuar dhe pse është e kuqe?

A e dini se pika e kuqe e madhe në sipërfaqen e Jupiterit është në fakt një stuhi anti-ciklonike? Besohet se ka filluar rreth 300-400 vjet më parë.

Objektet e ngurta të sistemit diellor; planetet, hënat, etj., përbëjnë 0.0001% të masës së përgjithshme të Sistemit Diellor.

Edhe pse Dielli ynë është gjigant, ai është i vogël nëse e krahasojmë me VY Canis Majoris; një supergjigand i kuq i vendosur në konstelacionin Canis Major. Ky yll është kaq i madh sa që, nëse do të vendoset në Sistemin tonë Diellor, sipërfaqja e VY Canis Majoris do të shtrihej përtej orbitës së Jupiterit. VY Canis Majoris është kaq i madh sa që astronomët vlerësojnë se është 1,000,000,000 herë më i madh se dielli ynë.

A e dini se Jupiter shpëtoi Tokën? Kometa Lexells po udhëtonte drejt Tokës pas një trajektoreje që do ta bënte atë të përplasej në planetin tonë. Sidoqoftë, falë tërheqjes së fortë gravitacionale që ka Jupiteri, kometa u tërhoq drejt këtij planeti.

Dielli ynë përbëhet nga rreth 98% hidrogjen dhe helium.

Ne praktikisht jetojmë brenda Diellit tonë. Kjo për shkak se atmosfera e jashtme e Diellit shtrihet shumë më larg se është sipërfaqja e dukshme; është e jashtëzakonshme. Toksillet në orbitë, në këtë atmosferë delikate.

Praktikisht Dielli mund të nxërë një milion Toka.

Siç shumë prej nesh ndoshta e kemi mësuar në shkollë, distanca nga Dielli në Tokë është një Njësi Astronomike ose AU.

Heliosfera e cila është atmosfera e jashtme e Diellit mendohet se zgjerohet në rreth 100 Njësi Astronomike; Njësia Astronomike është e barabartë me 149 597 871 kilometra.

Shkencëtarët sugjerojnë se kufiri i Heliosferës, i referuar si Heliopausi, ndodhet pesëmbëdhjetë miliardë kilometra larg nga Dielli ynë.

Ekspertët besojnë se atmosfera e Diellit shtrihet miliarda kilometra më poshtë, sepse ata besojnë se atmosfera e Diellit në fakt ka një formë “loti”.

Krahasuar me pjesën tjetër të sistemit tonë diellor, masa e Diellit është vetëm një trilionë përqind e të gjithë vëllimit të sistemit tonë diellor.

Astronomët besojnë se brenda sistemit tonë diellor janë më shumë se dhjetë mijë objekte që mund të jenë aq të mëdha, sa për t’u rrumbullakosur nga graviteti i tyre.

Nëse do të shihnim universin nga një pikëvështrim i jashtëm, do të shihnim që sistemi ynë diellor është i vendosur në krahun e Orionit, i cili ndodhet rreth 26,000 vite dritë larg qendrës së galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit.

Siç e dini tashmë, ka tetë planete në sistemin tonë diellor, por ka edhe qindra objekte të paidentifikuara që ndodhen në pjesën më të largët të “lagjes” sonë kozmike.

Lexo po ashtu:  "Shell" gjen naftë në Berat, zbulimi entuziazmon kompaninë

Hëna konsiderohet objekti më i afërt astronomik me Tokën. Pse nuk e kemi vizituar më shpesh?

Nga tetë planetet në sistemin tonë diellor, Mërkuri, Venusi, Toka dhe Marsi përbëhen kryesisht nga shkëmbinj dhe metale. Dhe ka një planet që mungon midis Marsit dhe Jupiterit.

Jupiteri, Urani, Neptuni dhe Saturni janë të përbërë kryesisht nga hidrogjeni dhe heliumi. Ata janë Gjigandë Gazi.

Sipas astronomëve, Neptuni ka erërat më të shpejta në Sistemin Diellor. Erërat në sipërfaqen e Neptunit mund të arrijnë deri në 2100 kilometra në orë. Shkencëtarët ende nuk e kanë përcaktuar arsyen.

Urani është planeti më i ftohtë në sistemin tonë diellor me temperatura që mund të bien në -224 gradë Celsius.

Jupiter është planeti më i shpejtë në Sistemin tonë Diellor. Jupiterit i duhen më pak se dhjetë orë për të përfunduar një rrotullim të plotë rreth boshtit të tij.

Kometat quhen zakonisht “Topa dëbore të pistë”, për shkak të përbërjes së tyre, akull dhe shkëmbinj.

Sipas vëzhgimeve astronomike, ka 176 satelitë të njohur natyrorë që vijnë në orbitë përreth planeteve në sistemin tonë diellor, prej të cilave 168 satelitë orbitojnë planetet me përmasa të plota. 8 hëna orbitojnë planetët xhuxhë.

Jupiteri është planeti që ka sasinë më të madhe të hënave; janë zbuluar gjithsej 63 satelitë të konfirmuar dhe disa astronomë argumentojnë se mund të jenë edhe më shumë, që fshihen rreth gjigantit të gazit.

Jupiteri, duke qenë planeti më i madh në sistemin tonë diellor, konsiderohet të ketë oqeanin më të madh në sistemin diellor; astronomët besojnë se është afërsisht 40,000 km.

Astronomët kanë zbuluar disa objekte që vijnë në orbitë përreth diellit, që janë vendosur shumë më larg se Plutoni. Një objekt i tillë besohet të jetë Planet X, një planet teorik që duhet të jetë diku aty, por astronomët ende nuk e kanë gjetur.

Brezi Kuiper është një nga dy rezervuaret kryesore të materialit kometor dhe besohet të shtrihet në më shumë se pesëdhjetë njësi astronomike. Astronomët gjithashtu e konsiderojnë atë si një nga rajonet më të largëta të sistemit tonë diellor.

Reja e kometës Oort besohet të shtrihet në 50,000 Njësi Astronomike nga Dielli.

Astronomët vlerësojnë se reja e Oort përmban triliona trupa të akullt.

Sipas ekspertëve, në skajin e jashtëm të resë Oort, trupat e largëta kozmikë besohet të kenë më shumë ndikim gravitacional nga yjet pranë tyre, se sa nga Dielli.

Saturni në të vërtetë mund të “notojë”, mirëpo vetëm pjesërisht, pasi dendësia e përgjithshme e Saturnit është 0.69 – shtatëdhjetë për qind e dendësisë së ujit.

Saturni nuk është i vetmi planet që ka unaza, Jupiteri, Urani dhe Neptuni gjithashtu kanë unaza të bukura.

Unazat e errëta të Jupiterit janë të përbëra kryesisht nga grimcat e pluhurit dhe kështu janë shumë të vështira për t’u zbuluar. Astronomët besojnë se brenda këtyre unazave ndodhen grimcat e nxjerra nga hëna vullkanike e Jupiterit, “Io”.

Astronomët kanë gjetur se sistemi unazor i Uranit është i ngjashëm me Jupiterin, megjithëse përmbajtja e sistemit unazor të Uranit përbëhet kryesisht nga një material që u prodhua nga goditjet e “satelitëve” relativisht të vegjël.

Saturni është i lezetshëm. Në fakt, planeti ka një tjetër unazë gjigande, zbuluar në vitin 2009; ajo mund të shihet vetëm nëpërmjet rrezeve infra të kuqe.

A e dinit që planeti i preferuar i Sistemit Diellor, Plutoni, u zbulua aksidentalisht në vitin 1930 pasi astronomët vunë re ndryshime të vogla dhe të papritura nga orbita e parashikuar e Uranit dhe vendosën të shihnin më tej; kështu Clyde Tombaugh zbuloi Plutonin.

Plutoni u konsiderua planeti i nëntë i sistemit tonë diellor për shtatëdhjetë e gjashtë vjet, u reduktua në një planet xhuxh dhe ishte planeti ynë më i preferuar xhuxh që nga viti 2006.

Plutoni është jashtëzakonisht i vogël. Studiuesit vlerësojnë se Plutoni është pak më shumë se 2,253 kilometra, më i vogël se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përkundër faktit se Mërkuri është planeti më i afërt që sillet në orbitë përreth Diellit, ai nuk është më i nxehti. Për shkak të faktit se Mërkuri nuk ka atmosferë, nuk ka asgjë që do ta mbante nxehtësinë e Diellit në këtë planet.

Lexo po ashtu:  Thirrje për kthim në fenë e të parëve, - nga libri i Rexhep Qosjes, “Realiteti i shpërfillur”

Sipas astronomëve, Planeti më i nxehtë në sistemin tonë diellor është Venusi. Planeti i dytë më i afërt me Diellin ka një atmosferë shumë të trashë; astronomët e vlerësojnë atë të jetë njëqind herë më e trashë se atmosfera e Tokës. Për shkak të kësaj, sasi masive të nxehtësisë nga Dielli mbahen në planet dhe astronomët llogarisin se temperatura mesatare e Venusit është mbi 468 gradë Celsius. Kjo e bën eksplorimin e Venusit me të vërtetë të vështirë.

Megjithëse Mërkuri është planeti më i afërt i Diellit, studiuesit besojnë se pranë poleve të Mërkurit mund të gjendet akull.

A e dini se Venus është i vetmi planet në Sistemin tonë Diellor që rrotullohet në drejtimin e kundërt të çdo planeti tjetër? Venusi është një rebel i vërtetë. Tani kuptohet pse thonë që gratë janë nga Venusi…

Ja një fakt argëtues: Një ditë e vetme në Venus është, në fakt, më e gjatë se viti i tij. Venusit i duhet shumë më tepër kohë që të rrotullohet përreth boshtit të vet, se sa përreth Diellit tonë.

Hëna e Saturnit, Titani ka një atmosferë shumë të ngjashme me atmosferën e Tokës. Atmosfera e Titanit është njëzet për qind më e madhe se atmosfera e Tokës.

Shkencëtarët sugjerojnë se duke pasur parasysh ngjashmëritë me Tokën, mund të ketë aktivitet biologjik; duke e bërë atë një vend ideal për të kërkuar jetën jashtë Tokës.

Ganymede, sateliti natyror i Jupiterit konsiderohet sateliti më i madh natyror në sistemin tonë diellor dhe ka një diametër prej 5.268 km, që është 8 për qind më i madh se ai i planetit Mërkur.

Diametri i Ganymede është 2% më i madh se ai i Titanit të Saturnit, i cili është hëna e dytë më e madhe.

A e dini se Ganymede, hëna më e madhe dhe më masive e Jupiterit, ka masën më të lartë të të gjitha satelitëve planetarë? Ajo ka 2.02 herë masën e hënës së Tokës.

Ganymede është e vetmja në sistemin diellor që dihet se zotëron një magnetosferë e cila është një hapësirë pranë një objekti astronomik ku grimcat e ngarkuara kontrollohen nga fusha magnetike e atij objekti.

Hëna e Saturnit Mimas është një nga objektet më të rënda të Sistemit Diellor, gjithashtu ngjan me “Yllin e Vdekjes” (stacioni imagjinar i hapësirës i njohur nga filmi Luftërat Yjore, Episode IV: Një Shpresë e Re) për shkak të kraterit gjigant, 130 kilometra të gjerë.

Mimas është trupi më i vogël astronomik që dihet të jetë i rrumbullakosur në formë për shkak të vetë-gravitacionit.

Asteroidi 243 Ida ka një satelit që vjen përreth tij, që quhet Dactyl. 243 Ida është gjithashtu një nga objektet më të shkurtra në sistemin diellor.

Planeti më i madh xhuxh që orbiton Diellin tonë quhet Eris, duke orbituar Diellin në tre herë distancën e Plutonit.

Eris u zbulua kohët e fundit (2005) dhe është trupi i nëntë më masiv i njohur që rrotullohet përreth  Diellit.

Eris vlerësohet të jetë 27 për qind më i madh se Plutoni, por ka paqartësi rreth madhësisë së tij; për ta llogaritur siç duhet, duhen më shumë kërkime.

Dysnomia është deri tani hëna e vetme e njohur natyrore e Eris, diametri i saj vlerësohet të jetë midis 350 dhe 490 km.

Hëna e Saturnit Hyperion është hëna më e madhe jo-sferike në sistemin tonë diellor.

Në përbërjen e vet, Hyperion ka një dendësi sa gjysma e ujit, që do të thotë se do të pluskonte nëse do të vendosej në ujë (hipotetikisht).

Astronomët besojnë se Hyperion është një fragment i një objekti shumë më të madh që u shkatërrua në të kaluarën e largët, duke marrë kështu formën e vet të parregullt.

Sipërfaqja Hyperion përmban një sasi të madhe krateresh të thella, që së bashku me formën e vet të parregullt, i japin hënës pamjen e një sfungjeri gjigand.

Ceres është deri tani i vetmi planet i njohur xhuxh i vendosur në pjesën e brendshme të sistemit diellor dhe është më afër Diellit se Neptuni.

Ai konsiderohet asteroidi më i madh në pjesën e brendshme të sistemit tonë diellor.

Studiuesit vlerësojnë se Ceres përmban një oqean të brendshëm uji të lëngshëm nën sipërfaqen e vet.

Ky planet xhuxh përmban më shumë ujë të freskët nën sipërfaqen e tij se të gjitha ujërat e ëmbla në Tokë të marra së bashku.

Lexo po ashtu:  Dhjetë gënjeshtrat më flagrante të Trump për koronavirusin

Sedna, një planetoid i madh është planeti i parë xhuxh i zbuluar në renë e Oort.

Në dritën e dukshme, Sedna është një nga objektet më të kuq në sistemin diellor.

Sedna është një nga objektet më të largëta të njohura në Sistemin Diellor.

Sedna bën rrotullimin më të gjatë  në Sistemin Diellor, orbita e tij zgjat rreth 11,400 vjet për të përfunduar.

2012 VP113 është një planetoid që ka më së shumti perihelion të njohur – (qasja më e afërt me Diellin). Hulumtuesit sugjerojnë se 2012 VP113 është rreth gjysma e madhësisë së Sednas.

Ka katër objekte në sistemin tonë diellor që kanë perihelia më të mëdha se 47 njësi astronomike; Sedna, 2010 GB174, 2004 XR190 dhe 2004 VN112.

Olympus Mons, i vendosur në Mars është në të vërtetë mali më i madh vullkanik që është zbuluar në sistemin tonë diellor.

Marsi ka ujë; Shkencëtarët kanë zbuluar gjurmët e ujit në Mars por jo në formë të lëngshme.

Kometa Hyakutake besohet të ketë pasur bishtin më të gjatë të zbuluar ndonjëherë, mbi 570 milionë km gjatësi.

A e dini se Urani është i vetmi planet i njohur në Sistemin tonë Diellor që në të vërtetë rrotullohet në anë?

Mendojeni pak, nëse do të bërtisni në hapësirë, askush nuk do të dëgjojë. Kjo ndodh për shkak se nuk ka ajër në hapësirë, që do të thotë se asgjë nuk mund ta përcjellë zërin tënd, kështu që, edhe nëse do të bërtisje ose do të flisje, askush nuk do të ishte në gjendje të të dëgjonte.

Studiuesit e kanë të vështirë të shpjegojnë Hënat e Marsit, Deimos dhe Phobos, disa madje teorizojnë se këto hëna janë bllokuar në orbitën e Marsit.

Phobos ndoshta do të përplaset një ditë në Mars. Për shkak të orbitës jashtëzakonisht të ulët, forcat baticore po ulin ngadalë orbitën e Phobos. Astronomët kanë vlerësuar se në rreth 50 milionë vjet, kjo hënë do të bjerë në planetin e kuq.

Çuditërisht, Mërkuri dhe Venusi janë dy planete në sistemin tonë diellor që nuk kanë hënë që i rrethon.

A e dini se hëna e Tokës ka ujë? Astronomët sugjerojnë se uji në formën e akullit mund të jetë i pranishëm në krateret në Hënë.

Ne kemi hulumtuar sistemin tonë diellor në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit. Por pavarësisht këtij fakti, Mërkuri është më pak i eksploruari i planeteve në sistemin tonë diellor.

A e dini se ka më shumë se 500,000 planete të vogla që janë zbuluar dhe kataloguar nga Qendra e Planeteve?

Venusi përveç se është planeti më i nxehtë, është gjithashtu planeti më i rrezikshëm që në atmosferën e tij është i mbushur me acid sulfurik.

Përkundër faktit se ekziston një mundësi e madhe që qindra planete xhuxhë të ekzistojnë në rripin e Kuiperit, Bashkimi Ndërkombëtar Astronomik ka pranuar vetëm katër: Pluton, Eris, Haumea dhe Makemake.

Astronomët besojnë se më shumë se 50 ton gurë hapësinorë dhe pluhur,  bien në Tokë çdo ditë.

Një ditë në Mërkur është e barabartë me 58 ditë në Tokë.

Graviteti në planetin tonë është gjashtë herë më i fortë se në sipërfaqen e Hënës; kjo do të thotë se do të peshonit më pak në Hënë se sa në Tokë.

Magnetosfera është një nga arsyet kryesore pse jeta mund të ekzistojë në planetin tonë. Ajo ndihmon të devijojë rrezatimin e dëmshëm nga Dielli, larg prej Tokës.

Ekspertët nuk i kuptojnë plotësisht Unazat e Saturnit. Disa astronomë besojnë se mund të jenë tepër të vjetëra dhe mund të kenë ekzistuar që nga fillimi i sistemit diellor. Megjithatë, ka të tjerë që besojnë se mund të jenë relativisht të reja … në krahasim me moshën e planetit.

Astronomët besojnë se ekziston një shans shumë i madh që të ketë jetë në hënën e Saturnit, Enceladus.

Marsi, planeti që është shumë i ngjashëm me Tokën ka stuhitë më të mëdha të pluhurit në sistemin diellor, ata mund të zgjasin për muaj të tërë dhe të mbulojnë tërë planetin. / Burimet: Space.com, Science National Geographic, Solar System NASA – Në shqip nga Bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *