Komunikimi thuhet se është art më vete. Kushedi pse? Ndoshta, ngaqë është e vështirë të komunikosh me dikë, për një fjalë goje dhe ja ku plasi lufta e tretë botërore.

Komunikimi thuhet se është art më vete. Kushedi pse? Ndoshta, ngaqë është e vështirë të komunikosh me dikë, për një fjalë goje dhe ja ku plasi lufta e tretë botërore.

Sa herë mund të të ketë ndodhur që t’i kërkosh diçka prindërve, por vetëm ngaqë ja ke kërkuar me inat apo ke ngritur zërin,  jo vetëm që nuk ke marrë atë që ke dëshiruar por më pas edhe të kanë dënuar pa televizor një javë. Po atë ditë kur u zure me shoqen e ngushtë e mban mend si filloi? Ishit duke luajtur dhe për një veprim tëndin dhe një fjalë më shumë të saj…ja ku u mërzitët aq shumë me njëra- tjetrën.

I vështirë apo jo komunikimi? Një sjellje jo korrekte ndikon në marrëdhëniet që ne krijojmë me personin përballë.

Pra, mënyra se si ne sillemi ka ndikim në cilësinë e marrëdhënieve që ne krijojmë.

Megjithatë, lajmi i mirë, nuk është asnjëherë vonë për të ndryshuar sjellje ose më saktë për të komunikuar në mënyrën e drejtë. Dhe, për të filluar, ja 15 gabimet që nuk duhet t’i bëni kurrë kur komunikoni me personin përballë:

1. Të përmendësh më shumë  përemrin “unë” sesa “ne”

Kur del para pasqyrës edhe mund ta fokusosh gjithë bisedën tek vetja por kur je me dikë tjetër nuk duhet ta bësh diçka të tillë. Çdo bisedë duhet të zhvillohet në mënyrë reciproke. Pra, njëherë të flasësh ti dhe bashkëbiseduesi të dëgjojë dhe anasjelltas.

Lexo po ashtu:  Atje po shkojmë, "Astrit, shumë, shumë të dua!" "Babi, unë ty edhe një herë më shumë!"

2. Të mos shikosh në sy bashkëbiseduesin

Si thuash sikur ta lësh për një moment, atë lojën në kompjuter dhe ta kthesh kohën e të përqendrohesh tek personi që po flet? Si u ndjeve ti atë ditë kur babi nuk e kishte mendjen tek fjalët e tua, ndërsa dëgjonte “Opinionin”?

3. Të ndërpresësh atë që po flet

Të ndërpresësh bashkëbiseduesin është njësoj sikur ti thuash atij: “Kjo që po them unë është shumë më e rëndësishme se kjo që po thoshe ti!”. Nuk është gjë e bukur apo jo?

4. Të mbash një qëndrim trupi negativ

A e dini ju se 90 % e përmbajtjes së mesazhit që duam t’i dërgojmë personit me të cilin po flasim, përbëhet nga çfarë transmetojmë nëpërmjet trupit tonë. Ajo që quhet ndryshe “body language” , gjuha e trupit. Prandaj, tregohu i kujdesshëm ndaj shprehjeve të fytyrës, qëndrimit apo gjesteve që bënë kur je duke bashkëbiseduar.

5. Mos psherëti për të treguar se po i kushton vëmendje bashkëbiseduesit

E ke vërë re ndonjëherë sa e bezdisshme është kur i flet motrës së madhe…dhe ajo bënë sikur po të kushton vëmendje, por në fakt është duke folur në “Whatsapp” me shoqet e klasës? Dhe i vetmi tingull që lëshon është “Mmmmmm hmmmm” apo një “Ëhëëëë…kuptoj”. Gabim! Duhet që fjalët dhe komentet e tua ta bëjnë personin tjetër  të mendojnë se vërtetë po e dëgjon dhe je i interesuar në bashkëbisedim.

Lexo po ashtu:  “Nënës sime” – Herman Hesse

6. Të arrish konkluzione përpara se tjetri të ketë mbaruar diskutimin

Lëri të tjerët të shpjegohen dhe të mbarojnë përpara se ti të japësh vendimin apo gjykimin tënd mbi një çështje. A ke dëgjuar për ndonjë gjykatës që i merr vendimet pa dëgjuar të gjitha palët?

7. Të lejosh që emocionet të marrin kontrollin e asaj që thua

Edhe pse je mërzitur apo nervozuar aq shumë me mësuesen që të bërtiti pa të drejtë, mendohu mirë para se të thuash diçka për të cilën më pas mundet të pendohesh. Mos harro mësuesja është mësuesja!

8. Mos bësh pyetje

Të bësh pyetje të tilla si “Çfarë mendon të bësh tani?” apo “Si u ndjeve kur të ndodhi kjo gjë?”, i tregojnë bashkëbiseduesit se ti po interesohesh për të.

9. Të flasësh për veten dhe jetës tënde në vend që të interesohesh për atë që ke përballë
A nuk mërzitesh duke folur përherë për veten tënde? Mendon se të tjerët janë vërtetë të interesuar për të ditur çdo gjë që bën ti? Si ha? Si fle? Ku shkon? E shikon që po ta mendosh mirë…përgjigjen e gjen. Prandaj përpiqu mos bëhesh vetëm ti qendra e bisedës por t’i lësh hapësirë dhe të tjerëve për të folur.

10. Të fitosh gjithmonë në një diskutim

E di që të pëlqen konkurrenca, e kujt nuk i pëlqen. Por nuk duhet të ekzistojnë në marrëdhëniet mes miqve. Të pranosh që dhe ti gabon, nuk tregon shenjë dobësie, por pjekuri.

Lexo po ashtu:  “Ti je mami më e keqe!” 8 karakteristikat e nënave të rrepta që ndikojnë pozitivisht në të ardhmen e fëmijëve të tyre

11. Të kapesh pas “defekteve” të karakterit të tjetrit në vend që të sqarosh keqkuptimit

“Je i padurueshëm”, “Je inatçi”, “Nuk kupton fare”, e kështu me radhë. Mendon vërtetë se duke folur në këtë mënyrë do të zgjidhësh diçka? Përdor fjalët por ato që duhen për tu sqaruar dhe jo sulmin.

12. Të presësh që të tjerët ta dinë seç kalon nëpër mendjen tënde

Nëse vërtetë do që dikush ta kuptojë se çfarë je duke menduar, duhet t’ia thuash në mënyrë të qartë. Ende nuk është shpikur lexuesi i mendimeve…kështu që shprehu hapur!

13. Të kesh një sjellje agresive

Një bisedë është mënyra më e mirë të për të sqaruar keqkuptimet e ndryshme. Në raste të tilla, përpiqu të flasësh se sa të ngresh mure apo të sulmosh pa argumente.

14. Të hutohesh shpesh

Telefoni jot, televizori, mendimet e tua. Janë të pafundme gjërat që mundet të tërheqin vëmendjen tënde. Por, kur je duke biseduar, mësohu të jesh i përqendruar 100%. Më e lehtë është të përqendrohesh në bisedë apo në mësim?

15. Mos mbaj një qëndrim empatik

A e ke dëgjuar ndonjëherë shprehjen…” Nuk ka vetëm bardh e zi” do të thotë që ka dhe një pafundësi ngjyrash. Me pak fjalë siç janë ngjyrat ashtu janë dhe mendimet e njerëzve, të pafundme dhe të ndryshme. Ja pse duhet të mësohesh ti pranosh dhe ti vlerësosh, ata që mendojnë ndryshe nga ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *