Microsoft ka gjetur një mënyrë sesi tu fitojë përsëri juve dhe besimin tuaj pavarësisht se ka bërë shumë gjëra për tu urryer.2 arsye të forta pse përditësimi i ardhshëm i Windows 10-ës do të jetë i mrekullueshëm

Përdoruesit e Windows 10-ës mund të kenë shumë preferenca të ndryshme por një gjë të sigurte se e kanë të përbashkët: irritimin me përditësimet e këqija të Windows 10-ës.

Por Microsoft ka gjetur një mënyrë sesi tu fitojë përsëri juve dhe besimin tuaj pavarësisht se ka bërë shumë gjëra për tu urryer.

  1. Përditësime stabile të driverave

Përditësimet e driverave janë padyshim një prej problemeve më të frikshme të Windows 10-ës por që kjo ka për të ndryshuar shumë shpejtë.

Microsoft në heshtje po punon për të ndryshuar mënyrën sesi driverat e Windows 10-ës përditësohen.

Kompania do të aplikojë një proces ndryshe duke seleksionuar pajisjet më aktive prej të cilave merr informacione diagnostikuese nëse gjërat po shkojnë siç duhet. Dërgimi i përditësimeve tek kjo kategori pajisjesh dhe përdoruesish do të marrë deri në 8-të ditë dhe gjatë kësaj periudhe do të monitorohen dhe nëse po funksionojnë siç duhet do të dërgojnë përgjatë 30 ditëve të ardhshme tek përdoruesit dhe pajisjet e tjera.

Ndërsa Microsoft ka aplikuar edhe më parë një përditësim gradual, kjo metodë është më inteligjente sepse Microsoft teston me një audiencë precize që jep informacione të dobishme dhe jo një rang të gjerë pajisjesh.

  1. Windows 10 me një pamje të re

Për të festuar arritjen e objektivit madhor të 1 miliardë përdoruesve, Microsoft do të sjellë një pamje të re të sistemit operativ të cilin shefi i divizionit të Windows dhe Pajisjeve Panos Panay e ndau në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu:  Routeri i Linksys, nëse kërkoni Wi-Fi 6 pa shpenzuar shumë

Me pak fjalë ridizajnimi sjell ngjyra të reja më të buta, eliminim të ikonave live “Live Tiles” dhe pamjen e re të Windows File Explorer bazuar në gjuhën e dizajnit Fluent.

E thënë ndryshe kemi të bëjmë me përditësimin e parë madhorë në 5 vite që nga debutimi i sistemit operativ.

Së fundi përsa kohë Microsoft vazhdon të ofrojë Windows 10-ën falas në heshtje, baza e përdoruesve vetëm sa do të rritet ndërsa ata 1 miliardë përdoruesit aktivë do të jenë më të lumtur pas këtij lajmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *