Nuk dihet sesi administrata e këtyre qyteteve kanë reaguar rreth problemit por sipas zyrtarëve asnjë prej tyre nuk ka paguar shumat që u kërkohen.

22 qytete Amerikane goditen në një sulm të koordinuar me ransomware

Qytetet Amerikane vazhdojnë të goditen nga sulme me ransomware. Të Premten e kaluar 23 qyteza të Teksasit janë godit nga një sulm i koordinuar me ransomware i cili është orkestruar nga një aktor i vetëm.

Nuk dihet sesi administrata e këtyre qyteteve kanë reaguar rreth problemit por sipas zyrtarëve asnjë prej tyre nuk ka paguar shumat që u kërkohen.

Që nga sulmi, departamentet e prekura ngelen offline. Gjatë 2019-ës mëse 22 qytete Amerikane janë goditur nga sulme.

Kryebashkiaku i një prej qyteve tha se sulmuesit kërkojnë 2.5 milionë dollarë për të rikthyer aksesin në të dhënat e bllokuara. Byroja Federale e Hetimit dhe ekspertë shtetërore të sigurisë kibernetike janë duke hetuar sulmin.

Certifikatat e lindjes dhe vdekjes nuk janë të disponueshme online, dhe qytetet nuk mund të pranojnë pagesat e elektricitetit dhe ujit.

Hakerët zakonisht kërkojnë kryerjen e pagesave në bitcoin dhe është metoda e preferuara e kriminelëve kibernetikë.

Lexo po ashtu:  125 vjet nga vdekja e Konstandin Kristoforidhit, studiuesit të shquar të gjuhës shqipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *