Ti dhe motra apo vëllai yt mund të jeni rritur në të njëjtën shtëpi, nga të njëjtët prindër, por eksperiencat dhe mënyra se si gjithçka përjetohet dhe perceptohet është individuale. Ka disa pyetje interesante që mbase s`ia ke bërë kurrë motrës apo vëllait, por që duhet.

Çfarë do kishe ndryshuar nga fëmijëria jonë?

Kë do më shumë mamin apo babin?

Ke pasur diçka që ke dashur të ma thuash kur ishim të vegjël dhe s`ma ke thënë? Pse?

A të kanë zhgënjyer prindërit ndonjëherë?

Si mund të kisha qenë një motër/vëlla më i mirë gjatë rritjes sonë?

Cili është kujtimi më i bukur që ruan me mua?

Po zënka më e keqe që kujton?

Cili ka qenë personi i parë që të ka thyer zemrën?

Cili është huqi që urren tek unë?

Cili kujtim i yni të bën të qeshësh edhe sot?

Mendon se prindërit tanë kanë një prej nesh më të preferuar? Pse?

Si dhe kur e humbe virgjërinë?

Lexo po ashtu:  Nënat që punojnë në një kohë krize – Ja si të ruani qetësinë me fëmijët dhe grupin tuaj të punës!

Cila është gjuha që adhuron?

Nëse do kishe një të shtunë pa plane, çfarë do doje të bëje?

Ku do doje të jetoje për ca muaj?

Mendon se je i suksesshëm?

Cili është talenti yt i fshehur?

Beson në Zot ose në një fuqi tjetër të mbinatyrshme?

Kush do doje të mbante fjalimin në vdekjen tënde?

Cila është gjëja më rebele që ke bërë dhe unë s`e di?

Si do ta përshkruaje marrëdhënien tënde me lekët?

Nëse do bënim një udhëtim bashkë, ku do doje të shkonim?

Si ndihesh që koha po ikën?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *