Mes presidentëve në kontinentin evropian gjendet edhe ai që:

1. është i aftë që brenda disa orëve të bëjë dy thirrje publike kundërthënëse dhe penalisht të dënueshme: së pari shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por vetëm pak më pas thirrje për mosbindje civile ndaj institucioneve, madje dhe mosbindje të institucioneve ndaj qeverisë.
2. mund të kërkojë gjendje të jashtëzakonshme dhe kufizim të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, por edhe të gjykojë për këtë kufizim qeverinë në gjendjen e emergjencës shëndetësore.
3. mund të thërrasë në kohë krize botërore të pandemisë për mosrespektim të institucioneve.
4. është i aftë të premtojë për dhjetë vite, pa u lodhur dhe pa patur turp, liberalizimin e vizave.
5. mund të flasë me lehtësi për shkëmbime territoresh dhe final solution, dhe këto në emër të harmonisë mes shteteve.
6. mund ta bazojë harmoninë mes shteteve në harresën e viktimave dhe reparacioneve të luftës.
7. mund ta kthejë Kosovën në çështje grindjeje mes SHBA-së dhe Evropës, grindje mes aleancës së Kosovës dhe vendndodhjes së saj gjeografike.
8. e kthen çështjen e Kosovës në diskutim ilegal skutash, ndërkohë që Kosova ka fituar vetëm kur është kthyer në çështje të diskutimit të gjerë ndërkombëtar, politik, intelektual, ushtarak.
9. e sheh çështjen e Kosovës si sajesë minimale marrëveshjesh, kur çështja e saj është në realitet parim dhe e drejtë.
10. e diskuton Kosovën në marrëveshje pa dialog, në territor pa mendim dhe sovranitet.
11. shkon më tepër te fusnota se te vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
12. që e pranon dështimin kur deklaron se Serbia nuk na njeh, por kërkon të jetë me çdo kusht president.
13. mund ta transformojë problemin personal me gjykatën speciale, gjykatë të cilën e propozoi dhe e imponoi vetë, në problem të mbarë Kosovës.
14. e sheh lojën me pushtetin si të përhershme, pavarësisht gjendjes së rrezikuar të njerëzve.
15. mund të ftojë publikisht partitë për ta shkelur Kushtetutën në lidhje me formimin e qeverisë.
16. është zgjedhur me presion mbi deputetët vetëm në raund të tretë, pra nuk ka nga ta marrë as legalitetin kushtetues dhe as legjitimitetin popullor.
17. shkel përkufizimin e vet sipas Kushtetutës, pasi nuk shpreh aspak unitetin e popullit,
18. e redukton statusin e vet nga president në kryetar partie.
19. keqpërdor funksionin e tij kur kërkon të nxjerrë jashtë loje subjektin politik fitues të zgjedhjeve.
20. mund të fantazojë se mund të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve dhe të fabrikojë qeveri.
21. shkel mbi pushtetin e popullit për të zgjehdur duke thirrur subjektet e dytë, të tretë a të katërt për të formuar qeveri.
22. që populli të mos ketë kurrë zgjedhje ndërsa ai të jetë përjetësisht president.
23. është ai që nuk bashkon, por ndan: LDK-në nga masa më e madhe e të votuarve të vet, Teuta Rugovën nga baba i vet, AAK-në nga besnikëria te taksa, e kështu me radhë./Elvis Hoxha/

Lexo po ashtu:  Shteti i ri i Ramës/ Përplasje mes komunitetit musliman dhe urdhrit bektashi (DEKLARATA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *