Këshilla është një nga ato gjëra që kurrë nuk mjaftojnë. Në fakt, pikërisht ata prej nesh që mendojmë se s’kemi nevojë për këshilla, kemi nevojë më shumë. Po sigurisht, ka këshilla të mira dhe të këqia. Duhet të jemi më shumë të interesuar për të parat. Ja një listë e këshillave të mira

  • Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju. Zakonisht ata janë të shqetësuar se çfarë mendoni ju për ta.
  • Mat dy herë dhe prit një herë.
  • Nëse mban erë të keqe kudo ku shkon, atëherë kontrollo së pari këpucën tënde.
  • Paketo vetëm aq sa mund të mbash ndërkohë që vrapon.
  • Madhështia e vërtetë nuk është të jeni më mirë se të tjerët. Eshtë të jeni më mirë, nga sa keni qenë më parë.
  • Kur bëni debat me një idiot, sigurohuni që personi me të cilin po flisni, nuk po bën të njëjtën gjë.
  • Në çdo situatë, veproni sikur e dini se çfarë po bëni, dhe 99% e njerëzve do t’ju lënë rehat.
  • Duhet të bëhet më keq, përpara se të bëhet më mirë.
  • Mund të jesh pjeshka më e pjekur dhe më e shijshme në dhomë, por gjithmonë do të jetë dikush që i urren pjeshkët.
  • Nëse bari është më i gjelbër në anën tjetër të gardhit, ndoshta atje ka më shumë pleh kimik.
  • Mos hiq dorë nga ajo që do më së shumti, për shkak të asaj që do në këtë moment.
  • Dy flokë dëbore nuk janë kurrë njëlloj… por nuk janë kurrë as shumë të ndryshme.
  • Ai që të zemëron, të kontrollon.
  • Kur e ke gabim, pranoje. Kur ke të drejtë, rri urtë.
  • Nëse nuk je mjaftueshëm pa të, nuk do të jesh mjaftueshëm as me të.
  • Ka dy rregulla që duhet të zbatosh gjithmonë. I pari është që kurrë të mos thuash gjithçka që di.
  • Ngadalëso përpara kthesës, pastaj jepi gaz kur je në kthesë.
  • Kurrë mos merr vendime kur i je i zemëruar. Kurrë mos bëj premtime kur je i lumtur.
  • Nëse dikush është i sjellshëm me ty, por nuk është i sjellshëm me kamerierin, atëherë ai nuk është person i sjellshëm.
  • E vetmja arsye përse dikush të punëson, është që të nxjerrë fitim nga puna jote.
  • Mos e prish një ndjesë të mirë, me një justifikim.
  • Nëse duhen më pak se 60 sekonda për ta bërë një gjë, bëje tani.
  • E përsosura është armike e progresit.
  • Nëse shansi nuk troket, ndërto një derë.
  • Kurrë mos ha dëborë të verdhë… 
Lexo po ashtu:  “Në qoftë se nga përtacia do të shtrihem në shtrat dhe do të më zërë gjumi, atëherë më mirë të vdesë.”- Shprehje të mençura nga Gëte, Herakliti dhe Aristofani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *