Një nga vatrat më të rëndësishme të mësimit dhe ruajtjes së kulturës shqiptare në Itali ka qenë padyshim edhe Kolegji arbëresh i Shën Adrianit.

Ky institucion I rëndësishëm hapi dyert 287 vjet më parë, me 19 janar të vitit 1732 dhe shërbeu si qendër e rëndësishme arsimore dhe kulturore e arbëreshëve të Italisë.

Kolegji fillimisht u quajt Kolegji arbëresh Korsini. Me themelimin e Katedrës së Gjuhës Shqipe nga Jeronim de Rada (1849), dha ndihmesë me vlerë për shkollën shqipe e mendimin pedagogjik shqiptar. Pothuajse të gjithë shkrimtarët e dijetarët arbëreshë të ngulimeve të Kalabrisë e të Bazilikatës, gjatë shek. XVIII-XIX, kanë ndjekur këtë institut arsimor.

Në këtë kolegj studiuan dhe u formuan personalitete të ndryshme kishtare e kulturore shqiptare, si: Jeronim De Rada, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kolë Kamsi e të tjerë. Trashëgimia kulturore arbëreshe është ura shpirtërore midis Arbërisë dhe Shqipërisë së sotme. Kolegji arbëresh i Shën Adrianit pati një rëndësi të madhe për konsolidimin e kësaj trashëgimie kulturore e atdhetare.

Lexo po ashtu:  Çfarë risie pritet të sjell Apple këtë vit në Iphone-in e ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *