Në një peticion të 29 shkrimtarëve, duke përfshirë fitues të çmimit Nobel në letërsi, u bëjnë thirrje të gjithë rusishtfolësve të përhapin të vërtetën për luftën në Ukrainë.

– Për shumë vite populli rus është ushqyer me gënjeshtra. Burimet e pavarura të informacionit janë pothuajse plotësisht të mbyllura. Krerët e opozitës – heshtin. Makina e propagandës shtetërore po punon me fuqinë e plotë, thuhet në apelin e botuar në gazetën suedeze Dagens Nyheter, përcjell e pavarura MekuliPress.com

Midis shkrimtarëve “kryengritës” janë ajo e Bellorusisë Svetlana Alexeyevich, rumuno-gjermanja Herta Müller dhe polakja Olga Tokarczuk.

– Ti flet gjuhën ruse. E kjo do të thotë shumë. Përdorni të gjitha mjetet e komunikimit dhe kontaktoni njerëz që i njihni dhe ata që nuk i njihni. Thuaje te vërteten. Edhe pse Vladimir Putin është i verbër dhe i shurdhër, populli rus mund të dëgjojë ata që flasin të njëjtën gjuhë, thuhet më tej në apelin prekës të nobelistëve rusishtgjuhëfolës, shkruan MekuliPress.

Lexo po ashtu:  Pasi u vendos flamuri i Kosovës tek Liqeni i Ujmanit, një grup serbësh vendosin flamurin serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *