Dëshironi të jeni më bindës? Provoni këto strategji të thjeshta

Të marrësh atë që dëshiron është e vështirë. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur ke të bësh me njerëz kokëfortë. Unë s’mundem ta them sa herë kam shkuar në një takim për shitjet dhe më është thënë: “Po ta them menjëherë, që tani, se ne nuk kemi ndërmend të blejmë”. Thënia e një fraze që asnjë shitë nuk do të dojë ndonjëherë ta dëgjojë, kjo e bën punën time shumë të vështirë. Ata flasin me shpejtësi dhe dalin nga takimi sa hap e mbyll sytë, për të shkuar tek blerësit më të lehtë.

Me kalimin e kohës, unë kam mësuar një strategji për t’iu qasur në mënyrë të ndryshme këtyre situatave. Kur përballeni me dikë, i cili ka vendosur tashmë të mos hapë rrugë, ju duhet të punoni shumë për ta thyer atë proces të menduari.

Ja tri këshilla:
1. Merrni tre “PO” pohuese
Kur duam një zotim të madh nga dikush, shumë shpesh ne bëjmë një shpjegim të gjatë, e pastaj bëjmë kërkesën e madhe. Problemi me këtë strategji është se personi me të cilin jeni duke folur është programuar të thotë jo dhe ai po pret kërkesën e madhe.
Në vend të kësaj, përpiquni ta bëni palën tjetër të bjerë dakort me tre fjali të shkurtëra, përpara se të bëni kërkesën e madhe. Për shembull, nëse jam duke shitur një stilolaps, një pyetje e lehtë që unë do të bëja shpejt e shpejt është: “Është e rëndësishme të kesh diçka me të cilën të shkruash për punën, apo jo?” Kësaj pyetje askush nuk mund t’i thotë jo. Unë do të bëja dy pyetje të tjera, pastaj do të kaloja më në fund tek kërkesa e madhe. Sapo dikush ka rënë dakort me mua për tre gjëra, do të jetë e lehtë që të bjerë dakort me të katërtën dhe më të rëndësishmen.

Lexo po ashtu:  8 gjëra të mira që do ju ndodhin, nëse pini ujë me stomakun bosh në mëngjes

2. Fuqia e pauzës
A jeni përpjekur ndonjëherë të nxirrni diçka nga dikush, i cili zakonisht nuk do t’ju merrte seriozisht? Të merrni atë çfarë dëshironi në këtë situatë, ju nevojitet të bëni personin tjetër të kuptojë seriozitetin e kërkesës tuaj. Për të bërë këtë dhe për të rritur kuriozitetin, përdorni fuqinë e pauzës. Kur e ke thënë pak a shumë atë që kërkon në bisedë, lër rreth dy sekonda qetësi pasi ta thoni. Do të befasoheni nga vëmendja dhe fokusi që personi tjetër do i kushtojë kërkesës suaj.
Një shembull i kësaj është kur jeni duke folur me personin që për ju është shumë i rëndësishëm. Një problem që i ndodh shumicës prej nesh është se ne e përdorim shpejt frazën “Unë të dua” dhe pastaj kalojmë me shpejtësi tek fjalët e tjera. Shumë herët në marrëdhënien tonë, ajo frazë humbet vlerën.
Për fat, ka një mënyrë të lehtë për ta rregulluar këtë gjë. Herën tjetër që juve thoni “Unë të dua” ndaloni për pak caste. Do të jetë sikur ai ose ajo është duke i dëgjuar ato fjalë për herë të parë.

Lexo po ashtu:  Kjo është mosha e duhur kur fëmijët duhet të mësojnë një gjuhë të huaj

3. Bëjeni idenë tuaj njëkohësisht ide të tjetrit
Shumë prej nesh përpiqen të fitojnë debatet me forcë. Duke e trembur apo inatosur tjetrin nuk fitojmë asgjë. Sigurisht, ne mund të marrim atë që duam në afat të shkurtër, por në afat gjatë ne do t’i shkatërronim miqësitë tona. Në vend të kësaj, mos u bëni si një mercenar. Përdorni më mirë mënyrën e një poeti. Shumë poetë të mëdhenj kanë aftësinë që të na lejojnë të interpretojmë ato që ata kanë thënë, apo thonë, në bazë të përvojave tona në jetë. Kjo na lejon të ndiejmë një lidhje me poezinë, sepse duket sikur poezia flet për vetë jetën tonë.
Ashtu si poeti, ju dëshironi që personi të cilit jeni duke i folur të ndiejë një lidhje me kërkesën që po i bëni. Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë, është ta bësh që tjetrit t’i duket sikur është ideja e tij ose e saj. Përpiquni të bëni disa pyetje tek ky person, duke i shtyrë që të bëjnë disa rekomandime për atë që ju doni. Një herë që i keni shtyrë të veprojnë kështu, atëherë marrëveshjen me ta e keni të sigurtë./Inc/

Lexo po ashtu:  5 gjëra fantastike që bën truri kur je në gjumë

 

 

AJ Agrawal
Drejtor Ekzekutiv,  Alumnify

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *