Kompania më e madhe ajrore shumëkombëshe në Europë, Airbus do të duhet të paguajë 3 miliardë stërlina gjoba pasi ka pranuar se ka paguar shumë të mëdhë rryshfeti për kontratat e fituara në 20 vende. 
 Airbus pranoi të paguajë gjobën pasi ra në marrëveshje me hetuesit në Britaninë e Madhe, Francë dhe ShBA, në mënyrë që të mbyllet hetimi që ka nisur katër vjet më parë. 

Mediat raportojnë se Airbus ka paguar rryshfet në Malajzi, Sri Lank, Indonezi, Tajvan, dhe Ghana mes viteve 2011-2015.
Kompania ka pranuar se ka përdorur një rrjet agjentësh sekretë për të bërë pagesat për kontrata të mëdha ndaj zyrtarëve përkatës. 
Në shënjestrën e Airbus kanë qenë edhe vende si Kina, Japonia, Rusia, Kuvajti, Brazili dhe Turqia ku mendohet se janë kryer pagesa korruptivelm
Gjoba do t’u shkojë tri vendeve që kanë kryer hetimin, konkretisht: 1.7 miliardë Francës, 820 milionë stërlina Britanisë së Madhe dhe pjesa tjetër ShBA. 

Rasti në fjalë është një shembull i qartë i asaj që sjell hetimi real. Nëse vihet re, gjoba nuk ka ardhur si konkluzion i një vendimi, por si marrëveshje për të mbyllur hetimet. Pra kompania ka menduar më mirë të paguajë 3 miliardë dollarë sesa të vazhdojë t’u përgjigjet pyetjeve. 

Lexo po ashtu:  Zgjedhjet lokale: "Ka aktivistë të shumtë që mund ta qojnë para udhëheqjen drejt ndryshimit. Njëri nga ata jam edhe unë"

Parimi është i thjeshtë: paratë lënë gjurmë. Që nga momenti kur dalin nga arka. Ky shembull hedh poshtë alibinë e qeverisë së tanishme që nuk i hetoi koncesionet e qeverisë së shkuar me alibinë e arbitrazhit. Asnjë arbitrazh nuk fitohet nëse provohet se kontrata është marrë me rryshfet. Dhe kontratat si ajo e Rapiscan, apo Dh Albania ku një firmë fantazmë që hapet pak ditë para tenderit me kapital qesharak, merr kontratë qindra apo dhjetëra milionë euro, janë patjetër shumë të dyshimta. Ata që i fitojnë këto kontrata duhen pyetur, nga hetuesit, jo nga deklaratat për shtyp, mediat apo ndonjë zv. Kryeministër që akuzon në instagram. 

Kur u bë kjo tentativë në Shqipëri e në Kosovë ? Si ka mundësi që kompanive që u rishikohet kontrata tërhiqen? 

Nuk ka përgjie tjetër veç asaj që është vetë pushteti që i mbron këto kontrata dhe mandej vetë mbrohet me alibinë e ligjit në Parlament

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *