Kur kanë kaluar më shumë se 4 orë nga ngjarja e rëndë në veri të Kosovës, ku janë rrëmbyer nga njësitë speciale serbe 3 punonjës të Policisë së Kosovës, s’ka ende asnjë reagim zyrtar nga Tirana. Hesht Edi Rama, hesht Olta Xhaçka e kushdo tjetër përfaqësues i qeverisë.

Kjo qasje është e paprecedentë dhe s’ka ndodhur kurrë më parë që për një ngjarje kaq të rëndë të mos ketë asnjë qëndrim nga Shqipëria.

Me ç’duket Edi Rama nuk e ka për gjë të heshtë për Kosovën vetëm e vetëm sepse ka mllef personal me Albin Kurtin, kryeministri i cili duket sikur i prish planet e “Open Balkan”, nismës për të lartësuar dy autokratët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë e Beograd.

Lexo po ashtu:  Ekonomia gjermane, në rritje rekord. Norma prej 8.2% në T3, më e larta që prej regjistrimit të të dhënave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *