Uji me përmbajtje frutash, perimesh dhe erëzash përshpejton metabolizmin dhe ndan në mënyrë efikase vlerat ushqyese dhe antioksidantët. Gjithashtu ndihmon në rinovimin e qelizave të dëmtuara, eleminon fryrjen ose dhjamin e barkut.Më poshte do mund të gjeni 3 receta sesi mund të përgatisni ujin detox.

Përbërësit:
– 1 kastravec i prerë në feta
– xhinxher
– 2 feta limon
– gjethe menteje
– pak kripë
– ujë

Në një enë, shtoni përbërësit dhe më pas ujë. Përzierjen vendoseni në frigorifer për 3 orë dhe më pas konsumojeni.

2.Limon dhe kastravec

Përbërësit:
– 1/2 kastravec
– 1 limon
– gjethe menteje
– ujë

Në fillim, ndani në feta kastravecin dhe limonin dhe më pas shtoni gjethet e mentes. Të gjithë përbërësit vendosini në një enë me ujë (diku te 1.5 litër) dhe lëreni një natë në frigorifer para se ta konsumoni.

3.Luleshtrydhe me borzilok dhe limon

Përbërësit:
– 10 kokrra luleshtrydhe
– 2 feta limon
– borzilok

Në enë, vendosni të gjithë përbërësit dhe më pas ujin. Kini parasysh që të shtoni shumë borzilok . Përbërjen lëreni në frigorifer për 3 orë para se ta shërbeni.

Lexo po ashtu:  14 fakte psikologjike shumë interesante!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *