Çështja e sigurisë ushqimore është një ndër temat më të diskutuara sot për sot në industrinë e ushqimeve. Në qoftë se në shoqëritë e zhvilluara evropiane dhe atë amerikane, niveli i sigurisë dhe kontrollit është më i lartë, në shoqëri si kjo e jona apo dhe në vendet fqinje ballkanike, ka gjithmonë pikëpyetje rreth kësaj tematike. Por pavarësisht kësaj, është gjithmonë mirë që konsumatori të jetë i informuar rreth konservimit të ushqimit dhe skadencës së tyre. Living ju njeh me ushqimet që nuk duhet konsumuar kurrë pas datës së skadencës:

1.Vezët: Siç dihet tanimë vezët janë ndër ushqimet më të shëndetshme që ekzistojnë në treg, pasi përmbajnë shumë vlera ushqyese dhe janë një bombë kalorish e proteinash. Por mos e çoni në mend të hani vezë që u ka kaluar data e skadimit, as mos e çoni ndër mend pasi mund t’ju shkaktojnë simptoma nga më të ndryshmet, që nga dhimbje të barkut, gazra dhe diarre deri tek helmimi. Kujdes dhe me produktet që kanë përmbajtje veze si majoneza, salcat e ndryshme etj.
2.Djathi i butë: Ndryshe nga djathërat e fortë si p.sh djathi kaçkavall që stazhionohet dhe mund të ruhet edhe pas datës së skadencës, vetë përbërja e djathit të butë e bën më të ndjeshëm ndaj baketerve siç Listeria Monocytogenes. Prandaj duhet konsumuara brenda afatit të skadencës.
3.Mishi i pulës: Ashtu si vezët, edhe mishi i pulës, përbën një nga rreziqet më të mëdhenj për helmim ushqimor, në qoftë se nuk është trajtuar, ruajtuar apo gatuar si duhet. Kur ju duhet të gatuani një pulë që ka qenë e ngrirë, sigurohuni të ketë shkrirë 100 % , përndryshe duke qenë e ngrirë në disa vende nuk mund të arrijë një temperaturë të brendshme të sigurt. Si pasojë nuk do të gatuhet siç duhet dhe bakteret do të ngelin brenda saj.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Fjalët që një grua duhet t’ia thotë gjithmonë vetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *