Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka thënë tani është fakt që virusi ka marrë hov në Mitrovicë.

Ai, duke përmendur se po rriten rastet vazhdimit, ka bërë të ditur se janë 101 raste aktive në Mitrovicë.

Ndër të tjera, Mujka konfirmoi se nga MItrovica janë 31 punëtorë shëndetësorë dhe 10 policë që janë infektuar gjatë këtyre kohëve duke kryer punën e tyre.

Lexoni reagimin e plotë të Mujkës:

Të dashur bashkëqytetar.
Dëshiroj të ju drejtohem edhe si Nënkryetar i Komunës por më me zemër si bashkëqytetar i juaj pa dashur të ju moralizoj por thjeshtë të i ndaj me ju disa informata dhe mendime.
Tani më është fakt se edhe në qytetin toë COVID 19 ka filluar të marr hov me ç’rast numri i të prekurve me virus po rritet dita ditës.
Deri më sot gjatë këtyre 4 muajve të kaluar kemi 190 bashkëqytetarë të diagnostifikuar me COVID 19.
84 nga ta janë shëruar ndërkohë dhe sot kemi 101 raste aktive. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kemi humbur edhe 5 bashkëqytetarë të cilët nuk arritën ta mposhtin virusin dhe shpreh ngushëllime për gjithë familiarët që kanë humbur më të dashurit e tyre në këtë periudhë.
Gjatë punës së tyre për të i ndihmuar qytetarët janë infektuar edhe 31 punëtorë shëndetësorë (mjek, teknik, vozitës, mirëmbajtës) dhe 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Fatmirësisht nga e Hënja të gjitë do të jenë prap në vijat e para të frontit në luftimin e COVID 19.
Komuna jonë falë punës shumë profesionale të Shtabit të Emergjencës dhe vetëdijes së lartë të qytetarëve ka menaxhuar relativisht mirë situatën, marr parasysh mjetet në dispozicion dhe informatat e mangëta sa i përket kësaj pandemie.
Mitrovica është në rrezik permanent nëse marrim parasysh se jemi qendër rajonale, një numër i madh i bashkëqytetarëve tonë punon në Prishtinë dhe udhëtojnë përditë vajtje – ardhje, lidhjet e shumta familiar me Vushtrrinë e Skenderajin dhe situatën e pakontrollueshme në pjesën veriore të qytetit.
Rrjedhimisht duhet ta shtojmë kujdesin por edhe thjeshtë të mësohemi të bashkëjetojmë me COVID 19. Gjithsesi duhet marrur masat mbrojtëse por asesi të ndikoj në çrregullimin e mënyrës së jetesës. Edhe parardhësit tonë janë përballur me problem të ngjajshme por gjithmonë kanë treguar vitalitetin e tyre dhe kanë dal edhe më të fortë nga ato sfida.
Kryesorja është ta ruajmë shëndetin mental dhe besimin se kjo situatë është momentale, e tejkalueshme dhe pasojat do të jenë minimale.
Normal që kjo situatë më së shumti ka prekur sektorin privat e posaqërisht gastronominë dhe tani kemi një situatë mjaft elektrizuese e cila kërkon një çasje shumë të kujdesshme nga të gjithë.
Të dashur bashkëqytetarë, në këtë situatë të paparë më parë apeloj ta kuptojmë, respektojmë sa më shumë dhe ndihmojmë njëri tjetrin.
Besoj se pas dy muajsh kjo do të na duket vetëm si ëndërr e keqe.

Lexo po ashtu:  Mërgimtarë, mos e humbisni njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Slloveni, ja detajet që duhet t’i dini të gjithë...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *