1.Nuk po përdorni kremin mbrojtës ndaj diellit

Lëkura e hollë e kapakëve të poshtëm dhe të sipërm është veçanërisht e prekshme nga hiperpigmentimi (dhe kanceri i lëkurës).

2.Teprimi me retinoidet

Aplikimi i tepërt mund të shkaktojë skuqje dhe rrjepje që më pas kthehen në kafe ose gri teksa ndodh procesi i shërimit.

3.Pastruesit e makeup-it jo cilësorë

Nëse ju duhet të fërkoni shumë lëkurën për të hequr makeup-in e syve, ju shkaktoni inflamacion dhe dëmtim kapilarësh. Rekomandohen vajrat pastrues, që e shkrijnë makeup-in.

4.Uji i nxehtë

Larja e fytyrës me ujë të nxehtë shton fryrjen dhe thekson nuancën e errët. Lajeni fytyrën me ujë të vakët.

Lexo po ashtu:  Shtatë leksione që nuk duhet t’i mësoni shumë vonë në jetë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *