Nga Ardit Cara

1. MOS FOL!

Këshilla e parë dhe më e rëndesishme është “Mos prano të flasësh me oficerin e policisë gjyqësore(OPGJ)”. Sigurisht, kjo vlen për rrethanat e ndalimit, pra pasi ke dhënë gjeneralitet (Emër, mbiemër, atësi, amësi…etj). Prezantimi duhet të jetë fillimi dhe fundi i bisedës ndërmjet teje dhe OPGJ-së. Çdo gjë tjetër që thua mund dhe do të përdoret kundra teje. Nga praktika kemi vënë re që OPGJ-ja përdor disa teknika të dhunës psikologjike për të të bërë të flasesh, si kërcënimet, duke të cituar një numër të madh veprash penale për të cilat do mbash përgjegjësi, krijimin e një raporti personal mirëbesimi, deri te taktika “budallaqe” e policit të mirë dhe të keq.

Nëse të kanë shoqëruar dhe kanë prova filmike, çfarëdo që të thuash ti do procedohesh penalisht dhe do shkosh në mbajte 72 orë. Nëse flet rrezikon ta inkriminosh veten edhe më shumë.
Nëse s’kanë prova, nuk të mbajnë dot më shumë se atë natë dhe nuk hapin dot procedim, prandaj nëse flet do rrezikosh të inkriminosh veten dhe të procedohesh penalisht.

Lexo po ashtu:  PRINDËR LEXOJENI DHE SHPERNDAJENI! Dëmet e pariparueshme që shkaktojnë smartphonët dhe tabletat në trurin e fëmijëve; ja çfarë ndodh në vetëm 25 min

Asgjë nga ajo që mund të thuash nuk të ndihmon, nuk mund të dalësh dot nga situata duke folur, thjesht rrezikon të përkeqësosh pozicionin tënd.

Pasi ke mbaruar me të dhënat e para kërko të lajmërosh avokatin nëse keni një ose familjen, në mënyrë që të kontaktojnë ata një avokat, qoftë të familjes ose avokatët që po mbrojnë Pro Bono protestuesit. Neni 255 pika 1 e Kodit të Procedures Penale (KPP) e detyron OPGJ-në të të njoftojë mbi të drejtat e tua si dhe e bën çdo presion, për të dhënë deklarata, të pa ligjshëm. Gjithashu, po Neni 255 pika 4 e detyron OPGJ-në të kontaktojë me mbrojtesin tuaj ligjor ose familjen.

2. Mos prano avokatin që të caktojnë ata kryesisht!

Është vëne re gjatë këtyre protestave se disa prej të ndaluarve ju është bërë presion për të pranuar dhe firmosur për një avokat të caktuar nga prokurori. Sigurisht, nëse s’ke asnjë mundësi tjetër për të siguruar mbrojte ligjore mund ta pranosh, por vetëm nëse e ke absolutisht të domodoshme.

Lexo po ashtu:  10 zakonet e pashëndetshme që ju bëjnë të shtoni peshë në mënyrë të frikshme

3. Duhet të marrësh kundrejt nënshkrimit një listë me të drejtat e tua, nëse nuk ta ofrojnë kërkoje.

Ky duhet të jetë nënshkrimi yt i fundit pa prezencën e avokatit, mos prano të nënshkruash asnjë deklaratë.

4. Dhe e fundit, kur të paraqitet avokati kërko të konsultohesh privatisht pa prezencën e OPGJ-së me të.

Neni 34/b i KPP jep të drejtën e konsultës konfidenciale mes jush.

Polici, kur je i ndaluar, nuk është miku yt, por as armiku yt, ti po proteston për të mbrojtur interesin publik, ai punon për të mbrojtur rendin publik. Jeni në ekipe kundërshtare dhe në këtë lojë ka shumë më shumë eksperience se ti, pradaj mos prano te bësh lojen e tyre.

MOS FOL! MOS FIRMOS! KERKO KONTAK ME AVOKATIN OSE FAMILJEN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *