Herë pas here, të gjithë njerëzit janë të prirur për të dyshuar në lidhje me atraktivitetin e tyre. Në këto momente, ata fillojnë të kenë pasiguri. Nëse edhe ju po kaloni një periudhë të vështirë të jetës, ne do t’ju vijmë në ndihmë me disa shenja të vogla që ju tregojnë se ju jeni më tërheqës seç mendoni. Mos e nënvlerësoni më veten:

Njerëzit ju komplimentojnë rrallë- A keni pasur një moment ku të gjithë sytë kanë qenë tek ju pasi dukeshit jashtëzakonisht bukur, por askush nuk ju ka dhënë një kompliment të vetëm? Me siguri ju më pas jeni ndjerë jo mirë dhe keni filluar të dyshoni për paraqitjen tuaj të jashtme. Mirëpo, kjo situatë është komplet e kundërta-ju jeni të mrekullueshëm. Njerëzit që ju rrethojnë mund të jenë xhelozë, ose thjesht nuk ju kushtojnë shumë vëmendje për komplimenta. Mirëpo, kjo gjë nuk duhet t’ju demoralizojë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ndiheni keq me veten tuaj.

Lexo po ashtu:  Flet Mira Murati, shqiptarja që po ndryshon botën me ChatGPT

Kur më në fund merrni një kompliment, ju duket jo i sinqertë- Le ta shohim këtë problem nga ana tjetër: Ju komplimentojnë rrallë dhe kjo gjë duket pa emocion dhe me shaka. Gratë që komplimentohen rrallë, kur vjen ai momenti që marrin fjalë të bukura, ju duken jo të sinqerta. Mirëpo, ju duhet të veproni ndryshe: Duhet t’i falenderoni për komplimentin dhe t’i besoni për atë që thonë.

Të panjohurit përpiqen të bëjnë kontakt në sy me ju- Është shumë e thjeshtë: Një shikim në sy përfundon me një buzëqëshje të vogël dhe më pas ndoshta edhe në miqësi ose dashuri. Ju nuk duhet të keni turp ose nuk duhet të mendoni sikur po bëni diçka të gabuar nëse shikoni një djalë në sy. Nëse ai po ju shikon kjo do të thotë se është i interesuar për ju.

Njerëzit ngrenë vetullat kur ju shohin- Ngritja e vetullave ndodh automatikisht dhe pa vetëdije kur shohim një person tërheqës. Ju nuk mund ta vini re, por përpiquni të shihni veten me kujdes herën tjetër kur shihni dikë që mendoni se është tërheqës. Pra, nëse njerëzit ngrenë vetullat kur ju shohin, kjo do të thotë se në sytë e tyre ju dukeni tërheqëse.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  E çuditshme me i pa burrat kaq të organizum për me folë, e për me realizu një të drejtë të grave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *