Ju bien shumë flokët? Nuk jeni të vetmit. Me miliona njerëz në të gjithë botën bëhen tullacë me kalimin e moshës, dhe shumë të tjerë pësojnë rënie flokësh nga gjendje si çrregullimet autoimune, diabeti, mungesa e vitaminave, stresi dhe mungesa  gjumit.

Ka një shpresë edhe për ata që po u bien flokët. Studimet kanë treguar se dieta ushqimore luan një rol kyç në parandalimin e rënies së flokëve. Prandaj, mbushni pjatën me ushqimet e mëposhtme, të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese të vërtetuara shkencërisht se mund të rrisin flokët.

Mjalti

Kur përdoret si trajtim për flokët, mjalti mund të përmirësojë dukjen e flokëve të hollë. Gjatë një studimi të kryer tek disa pacientë që vuanin nga dermatiti seborrheic (një sëmundje inflamatore e lëkurës që shoqërohet me skuqje, kruajtje, skuama të imta dhe seborre në lëkurën e fytyrës e të kokës dhe rënie të flokëve), ata që aplikuan një solucion me 90% mjaltë dhe 10% ujë në skalpin e tyre çdo ditë për 4 javë raportuan për ndalim të rënies së flokëve në fund të studim.

Lexo po ashtu:  Cigaret elektronike po aq të dëmshme sa cigaret tradicionale

Spinaqi

Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në absorbimin e hekurit. Konsumoni sallatë me spinaq, vezë të zier mirë ose kërpudha (të dyja janë të pasura me vitaminë D) për të parandaluar rënien e flokëve.

Goca deti

Zinku duket të jetë një super lëndë ushqyese kur bëhet fjalë për parandalimin dhe trajtimin e rënies së flokëve. Gjatë një studimi, hulumtuesit shkencorë krahasuan nivelet e zinkut tek 50 njerëz që vuanin nga alopecia (rënia e flokëve) dhe 50 të tjerë të shëndetshëm dhe zbuluan se të gjithë pacientët me alopeci kishin nivele shumë të ulëta të zinkut. Në një tjetër studim u matën nivelet e zinkut dhe koperit tek mbi 300 meshkuj dhe femra të cilëve u binin shumë flokët. Nuk kishte rëndësi rënia e flokëve, të gjithë pjesëmarrësit në studim kishin nivele shumë të ulëta të zinkut.

Për të parandaluar rënien e flokëve, duhet të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me zink. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, gocat e detit përmbajnë më shumë zink për racion se çdo ushqim tjetër. Ushqime të tjera të pasura me zink janë bajamet, spinaqi, vezët, farat e lulediellit, bollguri etj.

Lexo po ashtu:  Si të kurseni në mënyrë efiçente energjinë elektrike – Nga fikja e dritave te këshillat për paisjet në kuzhinë

Vajrat

Vajrat e rozmarinës, kokosit, farave të kungullit të gjitha veprojnë si nektar për skalpin. Gjatë një studimi, hulumtuesit shkencorë u dhanë meshkujve që vuanin nga rënia e flokëve 400 mg vaj të farave të kungullit në ditë ose një ilaç tjetër  me zero efekte anësore për 24 javë. Ata që morën vaj të farave të diellit përjetuan një rritje të flokëve me 40%.

Kur përdoren si produkt para ose pas larjes së flokëve, vaji i kokosit parandalon rënien e flokëve, ndërsa vaji i rozmarinës ndihmon në rritjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *