Gurët në veshka, ose të njohur në gjuhën shkencore si kolikët renalë, janë një ndër problematikat shëndetësore më të shpeshta në shoqërinë shqiptare. Ato janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Sipas mjekëve nefrologë, regjimi ushqimor i varfër apo konsumi i disa produkteve të caktuara mund të ndikojë në shfaqjen e gurëve në veshka. Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga gurët në veshka:

Kafeina: Kafeina përmban stimulues që çojnë në shfaqjen e gurëve, por edhe infeksioneve në veshka. Kafeina është e pranishme tek kafeja, Coca-Cola dhe në disa lloje çaji. Për këtë arsye ju kërkohet të bëni kujdes me sasinë e konsumit të saj.

Mishi i kuq: Mishi i kuq përmban proteina dhe yndyra shtazore që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e gurëve në veshka. Ai përmban gjithashtu acid urik dhe purinë, dy substanca që stimulojnë infeksionet renale dhe ato urinare.

Kripa: Kripa është armiku numër një i të gjithë personave që vuajnë nga veshkat. Konsumimi i tepërt i kripës sjell akumulim të ujit në organizon dhe krijim të gurëve në veshka.

Lexo po ashtu:  Rrezik!!! Mos përdorni përdit dëgjuese në vesh. Ja pse..

Molusqet: Personat që vuajnë nga problemet me veshkat duhet të evitojnë në mënyrë kategorike produktet që përmbajnë osalat. Osalati është një substancë që favorizon akumulimin e sodiumit dhe kalciumit në veshka. Frutat e detit, çokollata, arra dhe perimet e gjelbërta përmbajnë sasi të larta të osalatit.
Nënproduktet e qumështit: Nënproduktet e qumështit janë pjesë e pandarë e regjimit tonë ushqimor. Qumështi, kosi dhe djathi rrisin sekretimin e kalciumit nëpërmjet urinës dhe krijojnë një barrierë natyrale për daljen jashtë të gurëve në veshka. Prandaj mundohuni t’i eliminoni gradualisht nga regjimi juaj ushqimor. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *