Lufta e Ukrainës ka nxjerrë në pah, ndoshta për herë të parë në këtë nivel, edhe elementin më modern të infrastrukturës së sotme, Internetin. Media të ndryshme shkruajnë dhe raportojë se përveç përballjes në terren, me metoda dhe mjete konvencionale, është duke u zhvilluar një luftë tjetër, implikimet e së cilës për të ardhmen ende nuk mund të parashikohen. Revista “Foreign Affairs” shkruan se në Ukrainë po vepron edhe një ushtri vullnetarësh të kiberhapësirës, hakera, që veprojnë pa një linjë të qartë komande. Përllogaritet se deri më tani janë 400 000 hakera nga mbarë bota që kanë ndihmuar Ukrainën të përballë sulme të Rusisë dhe të godasë këtë të fundit në pika kritike të infrastrukturës së saj.

FA raporton se këto sulme kanë qenë në përgjithësi të suksesshme. Sipas saj, grupi Anonymous ka deklaruar se Rusia nuk ka më kontroll mbi satelitët e vet spiunë, ndërkohë që nga ajo që Ukraina e quan “Ushtria e IT” ka propozime për sulme ndaj agjencive shtetërore dhe kompanive private duke shkruar deri te bankat. Një problem i decentralizimit operativ në këtë shkallë, pra pa një linjë të qartë komande dhe sinergjie objektivash, mund të nxisë kaosin dhe të shndërrojë konfliktin nga një përballje shtetërore, në një gjendje kaotike konfrontimi.

Mungesa e komandës dhe sistemit të kontrollit, apo ndonjë autoriteti komandues në fakt përmban rreziqe të jashtëzakonshme. Në mungesë të udhëzimeve dhe drejtimit, “vullnetarët…mund të bëjnë gjëra tërësisht të padobishme duke goditur shënjestrat e gabuara”. Shumë hakera mund të përdorin pretekstin e konfliktit për të kryer krime serioze kibernetike

citohet gjenerali në pension, Gunnar Karlson.

Kushdo e kupton natyrshëm se nuk është mirë kur dikush në Europë apo SHBA nis një raketë për të ndihmuar ukrainasit

shton kundëradmirali në pension, Mark Montgomery.

Lexo po ashtu:  Ditë vjeshte - "Zot: erdhi koha. Vera e madhe shumë ish"

Problemi këtu është se vetë konflikti përshkallëzohet pa konsideruar synimet e palëve ndërluftuese, për shkak se sulme të anonimizuara ndaj infrastrukturës kibernetike të një vendi, provokojnë kundërveprim ndaj vetë palës, për shkak se duke mos gjetur burimin, do neutralizohet përçuesi i idesë së luftës. Një haker që sulmon Rusinë nga Londra, ekspozon Britaninë dhe jo hakerin vetë, duke e shndërruar kështu vetiu një akt në vlerë të shtuar strategjike në ndërluftim. Dhe kundërveprimi është p.sh paralizimi i sistemit energjetik, që nuk vret njeri, por dëmton seriozisht një vend. Problem tjetër është se këta lloj luftëtarësh nuk i binden asnjë konvente dhe në dritën e vlerës që po merr tashmë lufta kibernetike mund të angazhohen nga ushtri të tjera në të ardhmen. Pa lëvizur nga shtëpia e tyre dhe pa rrezikuar realisht jetën. Për këto arsye konflikti në Ukrainë do të rishkruajë strategjitë e të gjitha vendeve që do të duhet të gjejnë mënyra jo vetëm për t’u mbrojtur, por edhe për të rikonsideruar saktë kundërshtarin, mundësitë dhe përgjegjësitë e tij.

Lexo po ashtu:  Meta takon shkrimtarin arbëresh, Mario Brunetti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *