Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë janë shfaqur këtë mbrëmje për herë të parë për publikun në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë.

Këto dorëshkrime janë ekspozuar në formën e një instalacioni poliedrik, buajtur me shumë nderim në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog.

Hapja e ekspozitës u zhvillua mbrëmjen e sotme me praninë e shumë dashamirësve të shkrimtarit të njohur botërisht, Ismail Kadare, familjarëve të tij por edhe autoriteteve shtetërore.

Mbrëmja u hap nga drejtore e COD, Jetona Koçibelli e cila tha se vendekspozimi i këtyre dorëshkrimeve riskicohet prej prezencës e peshës së veprave të ekspozuara si një pallat i ëndërrave të dëshiruara e të lëna përgjysmë prej Kadaresë, e që tashmë, si u shpreh ajo, na ngelet ne t’i rrugëtojmë siç duhet.

Ekspozita shpalos dorëshkrimet e shkrimtarit shqiptar bashkëkohor më të njohur në botë, Ismail Kadaresë me 44 488 faqe, ku përfshihen romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës.

Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, drejtori i së cilës, Ardit Bido u shpreh se Ismail Kadare ishte një shkrimtar që gjithë veprën e tij ngre lart shqiptarinë, një element që e gjen në vazhdimësi në veprën e tij.

Lexo po ashtu:  Google braktis trendin “notch”

Vajza e Kadaresë shprehu mirënjohjen për DPA dhe COD që organizuan ekspozitën në vijim të dhurimit që familja Kadare bëri të këtyre dorëshkrimeve. “Ndjesi e re t’i shoh këtu pasi jam mësuar t’i shoh nëpër kartona e nëpër dollape. Mundësi që t’i kenë brezat e ardhshme, pasi është si kronikë e rrugëtimit të kombit shqiptar”, u shreh ajo ndërsa ndau një poezi me të pranishmit që e cilësoi si një testament të shkruar herët.

Kjo ekspozitë përbën mundësi të rrallë për të eksploruar botën e panjohur të Kadaresë: veprat dhe shënimet që ndriçojnë procesin e tij krijues. Çdo faqe dorëshkrimi është një udhëtim në mendimin dhe artin e tij, ku secila ide dhe reflektim shpërfaqet në mënyra të reja e të befasishme.

Ekspozita me dorëshkrimet e Kadaresë, foto: Agim Dobi./atsh/MekuliPress/