Friedrich Wilhelm Nietzsche ishte filozof gjerman i cili e urrente krishterimin dhe moralitetin. Më poshtë i keni 5 fakte nga jeta e tij e vështirë.

1. Niçe njihet për dështimet e tij të vazhdueshme gjatë gjithë jetës së tij

Fridrih Niçe u veçua për shkathësitë e jashtëzakonshme duke u bërë profesor universiteti në moshën 24 vjeçare. Megjithatë, ai u armiqësua me kolegët e tij dhe u detyrua të dorëhiqet në moshën 35 vjeçare. Niçe dëshironte gjithashtu ta braktiste filozofinë dhe të mirrej me kopshtari, por me sa duhet ai dështoi edhe në këtë pikë gjithashtu. Veprat e tij, vetëm pas vdekjes së tij, filluan të lexohen gjerësisht.

2. Mustaqet e tij i frikësonin gratë

Shumë njerëz pretendojnë se Niçe ishte shumë i paaftë në fushën e romancës. Siç dihet, mustaqet e tij epike i frikësonin gratë e asaj kohe. Dhe kjo si duket ndodhte për të mirë, sepse ai kishte marrë sëmundjen e Sifilisit në një shtëpi publike, përderisa ishte ende në Kolegj. Niçe dyshohet se gjithashtu ishte i dashuruar edhe me Lou Andreas-Salomé

Lexo po ashtu:  Le Point: Gjermania, Bordello më e madhe e Europës ...

3. Ai ishte i sëmurë përgjatë pjesës më të madhe të jetës së tij

Ju do të mendoni se një filozof që argumenton për përqafimin e vuajtjes dhe për triumfin e Mbinjeriut, duhet të jetë ekuivalenti filozofik i Chuck Norisit, por me sa thuhet, del se filozofia e Niçes është mjaftë ironike sepse ai vazhdimisht ishte i sëmurë dhe jo shumë Mbinjeri. Një pjesë e sëmundjes së tij vinte natyrisht nga Sifilisi, sëmundje të cilën e kishte marrë herët.

4. Ai pësoi çrregullim psiqik kur e pa një kalë duke u rrahur nga pronari i tij
Pasi e pa një kalë duke u fshikulluar me kamgjik nga pronari i tij, në rrugët e Turinit, Itali, Niçe pësoi çrregullim psiqik, i cili e dërgoi në shtëpi mentale për gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tij. Thuhet se ai kishte vrapuar tek Kali dhe e kishte mbajtur në krahët e tij për ta mbrojtur, deri sa ai ishte rrëzuar për tokë. Kjo skenë gjithashtu pastaj ishte bërë subjekt i një filmi, i cili ishte quajtur “Kali i Turinit”. Niçe vdiq pas 11 vjetësh qëndrimi në shtëpin mentale, në moshën 56 vjeçare.

Lexo po ashtu:  Formohet qeveria e re e Malit të Zi, kjo është pozita e shqiptarit Dritan Abazoviq

5. Ai mendonte se Alkooli ishte po aq i keq sa edhe Krishterimi

Alkoolin dhe Krishterimin, Niçe i vendoste bashkë në kategorin e “mbeturinave të cilat, na pengojnë neve të mos e përqafojmë vuajtjen”. Ai mendonte se ne nuk duhet ti mbysim dhimbjet tona. Ai si i tillë që ishte, kurrë nuk pinte alkool, sepse besonte se alkooli e lehtëson dhimbjen. Dhe nëse mendoni se këto gjëra e e nevrikosnin Kishën, e keni gabim. Në të dhënat e varrimit të tij, të cilat ishin shkruar nga autoritet kishtare, ngjitur me emrin e tij, shkruhej se ai ishte një “Antikrisht i njohur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *