Epoka e Merkelit po merr fund. Sipas rezultateve të përkohshme të shpallura të hënën në 27 shtator, qendra e majtë e SPD me udhëheqësin e saj Olaf Scholz fitoi zgjedhjet parlamentare gjermane me një diferencë të ngushtë duke marrë 25.7% të votave. Në varësi të formimit të një koalicioni, ai mund të bëhet Kancelari i ardhshëm. Lapsi.al ka lexuar një shkrim të HuffingtonPost i cili rendit pesë gjëra që duhet të dini për fituesin socialdemokrat të këtyre zgjedhjeve.

Olaf Scholz, ustai i politikës

Ministri aktual i Financave dhe Zëvendës Kancelari në largim është një njeri me përvojë. I antarësuar që kur ishte 17 vjeç në Partinë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD), ai u përfshi shumë herët në veprimtarinë politike në bastionin e saj në Hamburg. Profesioni i tij është avokat i specializuar në ligjin e punës. Ai u zgjodh deputet për herë të parë në nivelin federal në 1998, në moshën 40 vjeçare.

Olaf Scholz është i martuar me një politikane, Britta Ernst (foto poshte), gjithashtu anëtare e SPD po ashtu me origjinë nga Hamburgu. Ajo është Ministre e Arsimit dhe Rinisë në Brandenburg. Ata nuk kanë fëmijë, diçka e përbashkët me Angela Merkel.

Lexo po ashtu:  Çfarë fshihet prapa vështrimit të një qeni?

Olaf Scholz, “automatiku”
I përqeshur rregullisht për sjelljen e tij të ftohtë dhe fjalimet me një ton automatik, gjermanët i kanë dhënë pseudonimin “Scholzomat”, një lojë me fjalësh midis mbiemrit të tij dhe fjalës “automat”.
63-vjeçari u justifikua në një intervistë televizive: “Para së gjithash, unë jam njeri plot emocione. Dhe shumica e qytetarëve kanë një ide të qartë se cilat janë ato. Por nga ana tjetër unë jam kandidat për të qenë kancelar, dhe jo një kandidat për drejtues cirku. “

Në gjurmët e Angela Merkel?
Një nofkë tjetër që i kanë vënë mediat është “Vati” që do të thotë “baba” në gjermanisht. Ajo është e lidhur me pseudonimin e famshëm të Angela Merkel “Mutti”, “mama”. Kandidati socialdemokrat luajti shumë gjatë fushatës me ngjashmëritë e tij me Kancelaren. Një nga posterat e fushatës së tij madje mbante sloganin ku detyra e re shkruhej në gjininë femërore: “Ai mund të bëhet Kancelare”.

Centristi i SPD shkoi aq larg sa të imitonte dhe gjestet e Angela Merkel, duke u shfaqur në faqen e parë të një reviste gjermane me duart në formë rombi, një zakon i vjetër i Merkelit.

Lexo po ashtu:  Thesaret e panjohura të njerëzimit

Propozimet e Scholz
Olaf Scholz ishte Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale midis 2007 dhe 2009 në qeverinë e parë të Merkel, ku ai i dha shumë hapsirë papunësisë të pjesshme dhe instaloi pagën minimale sipas profesioneve të ndryshme.

Gjatë kësaj fushate, ai premtoi një rritje të pagës minimale gjermane. Aktualisht 9 euro, ai propozon ta rrisë atë në 12 euro. Ai po konsideron gjithashtu vendosjen e një takse mbi pasurinë.

Telashet e Olafit
Ai që thotë se “qesh më shpesh sesa mendojnë njerëzit” pati problem në fund të fushatës me një rast pastrimi parash. Olaf Scholzit iu desh të shpegohej para deputetëve të komisionit të financave për neglizhencën e njësisë kundër pastrimit të parave, e cila varej nga ministria e drejtuar prej tij. Por kjo kaloi pasoja serioze në sondazhe.

Administrata e tij u kritikua gjithashtu për mungesën e vigjilencës vitin e kaluar gjatë falimentimit të kompanisë ëirecard, skandali më i madh financiar i pasluftës në vend. Olaf Scholzit iu desh sërisht t’u përgjigjej pyetjeve të parlamentarëve.

Lexo po ashtu:  Dita e shtatë, nis protesta para Kryeministrisë

HuffingtonPost

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *