Të pasurit e një lëkure të bukur e të pastër fillon që me mënyrën se si ushqehemi, por këto ushqime kundra plakjes mund t’ju ndihmojnë me më shumë se aq.
Kur e mbushim dietën tonë ushqimore me ushqime që kanë përbërje të lartë antioksidantësh, yndyrna të shëndetshme, ujë dhe lëndë të tjera ushqyese, trupi do na tregojë se sa e vlerëson këtë nëprmjet organit më të madh: lëkurës. Në fund të fundit, lëkura është shpesh pjesa e parë e trupit që na tregon problemet e brendshme.
Disa nga ushqimet më të mira kundra plakjes që e japin efektin e tyre që brenda trupit deri jashtë në lëkurë janë:
- Specat e kuq (jo djegës)
Specat e kuq kanë një përmbajtje të lartë vitamine C, që është shumë e mirë për prodhimin e kolagjenit. Përveç kësaj specat e kuq janë të mbushur më antioksidantë të fuqishëm që quhen karotenoidë.
Karotenoidët janë pigmente bimore, përgjegjëse për ngjyrat e kuqe, të verdha dhe portokalli që kanë shumq fruta dhe perime. Ato kanë një sërë vetish anti – inflamatore dhe mund ta mbrojnë lëkurën nga dielli, ndotja dhe toksinat mjedisore.
- Boronicat
Boronicat janë të pasura me vitamina A dhe C, si dhe një antioksidant shumë të mirë kundra plakjes që quhet antocianinë.
Këta antioksidantë të fuqishëm ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj dëmtimit nga dielli, stresi dhe ndotja duke kontrolluar përgjigjen inflamatore dhe parandaluar humbjen e kolagjenit.
- Brokoli
Brokoli është një ushqim me veti anti – inflamatore dhe kundra plakjes i mbushur me:
- Vitamina C dhe K
- Një sërë antioksidantësh
- Fibër
- Kalcium
- Luteinë
- Folate
- Spinaqi
Spinaqi është shumë hidratues dhe përmban antioksidantë që ndihmojnë në oksigjenimin dhe gjallërimin e të gjithë trupit. Është i pasur me:
- Vitamina A, C, E dhe K
- Magnez
- Hekur
- Luteinë
- Arrorët
Shumë arrorë (sidomos bajamet) janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, që ndihmon në riparimin e lëkurës, mbajtjen e lëkurës së butë dhe mbrojtjen e saj nga rrezet ultravjollcë. Arrat përmbajnë acide yndyrore omega – 3 që kanë veti anti – inflamatore dhe mund të ndihmojnë në:
- Forcimin e membranës së qelizave të lëkurës
- Mbrojtjen nga dielli
- I japin lëkurës shkëlqim