Mollët jo vetëm se na ndihmojnë me shëndetin tonë fizik, por edhe me dukjen tonë.

Mollët kanë vitamina A, B, C dhe minerale të shumta, prandaj konsiderohen si një nga frutat më të vlefshme për organizmin.

Ato mbrojnë imunitetin dhe ekspertët thonë se mund të jenë edhe një trajtim i shkëlqyeshëm që ndihmon edhe lëkurën tuaj.

Mollët i dhurojnë 5 vlera të jashtëzakonshme lëkurës tuaj të cilat mund t’i përfitoni më një kafshatë.

Përmirëson ngjyrën

Nëse hani mollë çdo ditë kjo do të ndikojë në ngjyrën e lëkurës tuaj. Do të keni lëkurë jo vetëm më elastike e të njëtrajtshme, por edhe më të bardhë. Përveç kësaj nëse e lyeni fytyrën tuaj me pak lëng molle do të ndihmoni në reduktimin e yndyrës dhe zbardhjen e saj.

Hidraton lëkurën

Sekreti i një fytyrë të butë është hidratimi i mirë. Molla është shumë e pasur me ujë dhe ndihmon në qetësimin, pastrimin e hidratimin e fytyrës. Për ta arritur këtë rezultat mjafton të prisni disa feta të holla molle dhe t’i vendosni të freskëta mbi lëkurë. Mbajini për 15-20 minuta, derisa të thahen më pas shpëlajeni me ujë, transmeton lajmi.net.

Lexo po ashtu:  Mund t'ju rrezikojnë seriozisht jetën, sipas ekspertëve këto 3 ushqime s'duhen ngrënë pasi kanë skaduar

Ju mbron nga dielli

Rrezet e dëmshme të diellit janë një problem që prek çdo njeri, ndaj të gjithë duhet të mbrohen. Me anë të një luge merrni të gjithë tulin e saj dhe shtojeni në një enë, po aty shtoni dhe një lugë gjelle vazelinë dhe përziejeni. Aplikojeni këtë krem në lëkurë, fytyrë apo trup si dhe në ndonjë pjesë të trupit që jeni djegur nga dielli. Lëreni për 15 minuta që të veprojë dhe të qetësojë pjesën e irrituar apo ta mbrojë atë. Më pas shpëlajeni mirë me ujë dhe sapo keni siguruar fytyrës tuaj, mbrojtje të plotë.

Kundër akneve dhe pikave të zeza

Mollët janë një mënyrë e mirë për të eliminuar aknet, pikat e zeza apo ndonjë irritim tjetër të lëkurës. Mollët kanë veti qetësuese, hidratuese dhe pastruese ndaj mund t’i përdorni si një trajtim të vërtetë për këto probleme. Shtypni një fetë mollë me një lugë gjelle qumësht, më pas të gjithë përzierjen vendoseni mbi fytyrë për të qetësuar aknet tuaja.

Lexo po ashtu:  4 fshehtësi të trurit njerëzor që përdoren për ‘manipulim’ në marketing

Një tonik natyral

Uthullën e mollës mund ta përdorni si pastrues natyral për fytyrën dhe si një tonik që e bën atë më elastike. Gjithashtu mund të përdorni pak tul molle të shtypur mbi lëkurë pasi ta lani atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *