Firma hulumtuese ka gjetur se shpejtësitë e internetit 5G në SHBA kanë kaluar 1.8Gbps krahasuar me LTE prej 678Mbps ose 2.7 herë më shumë.

5G është afro tre herë më i shpejtë se 4G por jo kudo

Operatorët u thonë konsumatorëve se 5G-ja është një hap i madh krahasuar me LTE, por sa i mirë është në realitet? Sipas të dhënave të OpenSignal është në vërtetë i shpejtë por vetëm në SHBA.

Firma hulumtuese ka gjetur se shpejtësitë e internetit 5G në SHBA kanë kaluar 1.8Gbps krahasuar me LTE prej 678Mbps ose 2.7 herë më shumë. Këto shpejtësi janë të mundura falë spektrave mmWave që cilët kanë frekuenca deri në 30Ghz.

Megjithatë në vend të tjera të botës këto shpejtësi thjeshtë janë shumë. Zvicra dhe Koreja e Jugut i afrohen më së shumti SHBA me shpejtësi maksimale prej 1.1Gbps në 5G. Këto tregje ende nuk kanë akses në frekuenca mmWave dhe po përdorin bandën e mesme 3.4 deri në 3.8Ghz. në disa raste 5G-ja është aq e kufizuar saqë vështirë të tregosh diferencën me 4G-në si në Spanjë dhe Britani.

Lexo po ashtu:  Gjuhëtari italian: Dodona ishte tempull ilir jo grek

Rrjeti 5G i Australisë është më i ngadaltë sesa ai 4G me shpejtësi prej 792Mbps. Në LTE arrihen shpejtësi deri në 950Mbps.

Megjithatë frekuencat mmWave ofrojnë mbulim shumë të kufizuar. 5G-ja në bandën e mesme mund të jetë më e ngadaltë por të paktën keni lidhje të qëndrueshme 5G në më shumë vende. Si dhe vlen të theksohet se rrjetet 5G aktualisht janë “bosh” sepse vetëm një numër i kufizuar pajisjesh kanë këtë teknologji.

Mbetet për tu parë nëse shpejtësitë do të degradojnë me rritjen e popullaritetit të pajisjeve 5G. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *