Vodafone në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur shërbimin 5G, duke u bërë operatori i dytë në Britani që e bën këtë nëpërmjet pajisjeve Huawei.   Rrjeti 5G i Vodafone ka nisur në 7 qytete britanikë, përfshirë Londrën, Glasgow, Manchester dhe Cardiff, duke ofruar shpejtësi të mëdha dhe mundësinë për shërbime si inteligjenca artificiale,  robotika, qytetet e lidhura me internet dhe makinat pa pilot.   Ndërkohë, Vodafone lajmëroi gjithashtu se do të ofrojë 5G roaming gjatë verës në 4 shtete europiane; Britani, Gjermani, Spanjë dhe Itali.   Rrjeti 5G i Vodafone do të funksionojë me një shpejtësi mesatare prej 150-200 Mbps, thuajse 10 herë më i shpejtë se 4G.

Zëdhënësit e kompanisë e përshkruan rrjetin si një ndryshues loje për ekonominë dhe bizneset britanike.   Vodafone bëri të ditur se do të ndihmojë klientët që të përfitojnë nga kjo teknologji, duke e bërë gjerësisht të aksesueshme në Britani dhe nëpërmjet roaming.   Huawei është kompania lider botërore në 5G.  Sipas kompanisë kineze, Huawei ka fituar 50 kontrata 5G në të gjithë botën.

Lexo po ashtu:  Shtatë gjërat që na i mëson “Anna Karenina”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *