6 pika për një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së

Nga kritiku
Pse duhet të ketë dilema se si duhet të jetë bashkëpunimi në mes LDK dhe VV? Sistemi zgjedhor nuk kërkon të përcaktohet kryemistri para zgjedhjeve. Bashkëpunimi duhet te jetë parimor dhe i bazuar në disa pika sepse në të kundërtën do të dëmtonte në vota partinë që heq dorë nga pozita e kryeministrit. Është e drejtē legjitime e secilës parti të ketë synim udhëheqjen me qeverinë, e Kurti/Osmani si kandidat për kryeministër do të duhej ti prijnë fushatës.

Pika I: Pozita e kryeministrit do t’i takoj partisë që siguron më shumë deputet, ndërsa partia tjetër do ta ketë zv.kryeministrin. Nëse të dy partitë kanë numër të njëjtë të deputetëve atëherë shkohet sipas Pikës II (Kryeministër do të jetë kandidati që ka më shumë vota nga të dytë).

Pika III: Lista zgjedhore do të ketë nga 60 kandidat nga secila parti. Njëra do të ketë numrat çift ndërsa tjetra tek, (kjo mund të bëhet me short).

Pika IV: Ministritë ( pa përfshi % që ju takon pakicave) ndahën në propocion 50% me 50% mes partnerëve.

Pika V: Qeveria do të ketë maksimum 10 ministri dhe secila ministri vetëm 1 zv. ministër ( i partnerit tjetër nga ministri).

Pika VI: Partnerët do të zotohen që të punojnë për një program qeveritar në nivel të ekspertëve me parimin e integrimit të programeve nga të dy partitë dhe me vendosjet e prioriteteve, objektivave dhe afateve kohore për 4 vitet e ardhshme. Ky program do të finalizohet deri më 25 Shtator.

Kjo do të ishte një marrëveshje e drejtë dhe parimore që nuk do ta dëmtonte asnjërën parti, do të krijonte sinergji dhe me gjasë do të maksimizonte numrin e deputetëve të të dy partive.
Poashtu do t’u siguronte udhëheqjen e qeverise dhe në anen tjetër neve qytetarëve do të na kursente nga vakumi institucional dhe pazaret me deputet, e nga situatat ku partitë me nga 2 deputetë të udhëheqin me 40% te qeverisë./MekuliPress / – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  BE: Bashkëpunimi rajonal duhet të përfshijë të gjitha vendet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *