Kur je në të 30-tat ose në fillim të  40-ve dhe nuk të vjen cikli menstrual, arsyeja që të vjen ndërmend është vetëm një: shtatzënia. Cila është gjendja që me siguri nuk të shkon ndërmend? Menopauza e hershme.

Shumë gra kalojnë në menopauzë mes grupmoshave 40 deri 58 vjeç. Vetëm 1% e grave nën moshën 40 vjeç mund të përjetojnë menopauzë të parakohshme, ndërsa 5% e grave të moshës 40 deri në 45 vjeç përjetojnë menopauzë të hershme, sipas Qendrës Federale për Shëndetin e Gruas.

Gjëja e vetme që ndan realisht menopauzën e parakohshme, të hershme dhe normale? Koha.

Edhe pse menopauza është një gjendje natyrale që të gjitha gratë pa përjashtim duhet ta kalojnë, kur shfaqet herët, mund të ketë pasoja shëndetësore.

Shkaqet e menopauzës së hershme

Nuk dihen me siguri shkaqet e menopauzës së hershme, megjithatë, sipas mjekëve, janë dy tregues të rëndësishëm: gjenetika ose një anomali në mënyrën si janë strukturuar kromozomet.

“Nëse mamaja juaj ka pasur një menopauzë të hershme, probabiliteti është i lartë që edhe ju të kaloni herët në menopauzë”, thotë  Alyssa Dweck MD, gjinekologe në Nju Jork.

Lexo po ashtu:  Këshilla për një shëndet të mirë të veshit, hundës dhe fytit

Indikatori i dytë quhet sindroma X e brishtë – që shkakton paaftësi mendore tek fëmijët dhe testohet gjatë shtatzënisë.

Menopauza e hershme ka të njëjtat simptoma si ajo normale:

  • Djersitje gjatë natës
  • Afshe të nxehta
  • Tharje vaginale
  • Humbje kockore
  • Probleme me gjumin
  • Luhatje të humorit

Vetëm se këto simptoma janë më të përkeqësuar tek gratë që kalojnë në menopauzë të hershme.

Si të menaxhoni menopauzën e hershme

Nëse po përjetoni simptoma të menopauzës para moshës 45 vjeç, është e rëndësishme të flisni me mjekun për të përjashtuar gjendjet e tjera shëndetësore dhe për të marrë trajtimin e duhur për të përballuar këto simptoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *