Por pavarësisht nëse këto trende teknologjike janë këtu për të qëndruar, një tipar do të mbetet përgjithnjë i rëndësishëm: jetëgjatësia e baterisë.

Nga 5G-ja tek telefonët me ekrane që palosen, kamerat “pop-up” dhe skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran, ky vit ka qenë shumë dinamikë për smartfonët.
Por pavarësisht nëse këto trende teknologjike janë këtu për të qëndruar, një tipar do të mbetet përgjithnjë i rëndësishëm: jetëgjatësia e baterisë.
Tashmë që kemi arritur në mesin e 2019-ës mbase ka ardhur koha të hedhim shikimin drejt telefonëve më të mirë në treg. Gjatë një përdorimi mesatar, një telefon zakonisht mban bateri për një ditë të plotë. Por nëse e përdorni rëndë, do tu duhet ta karikoni më shpesh.
Bateritë gjithashtu degradojnë me kalimin e kohës dhe si rezultat edhe jetëgjatësia e baterisë. Prandaj nëse jetëgjatësia e baterisë është një prej nevojave tuja më të mëdha, atëherë duhet të shikoni këto telefonë me performancën më të lartë të saj.