“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme. Nuk kam parë ditë kaq të bukur më parë”. – Maya Angelou.
Përshëndete ditën me krahët hapur. Shijoje çdo moment dhe çdo gjë që të bën të lumtur. Asnjë ditë nuk është njësoj si tjetra dhe çdo ditë e re është një shpresë e re për gjëra më të mira.

“Një mendim pozitiv në mëngjes mund ta ndriçojë gjthë ditën”. – Dalai Lama
Kjo është gjithçka, për të cilën ke nevojë. Mendo për diçka pozitive në jetën tënde, ndërkohë që ndërron rrobat, ose përgatit kafen e mëngjesit.

“Jepi kësaj dite mundësinë për të qenë dita më e bukur e jetës tënde”. – Mark Tuein
Realiteti është i tillë që ndonjëherë mundet që gjërat të shkojnë edhe keq. Mirëpo çdo herë që liron hapësirë për mendime pozitive, ose ke ndjesi pozitive, atëherë ke hedhur një hap të rëndësishëm për një ditë më të bukur.

“Çdo ditë e re është një ditë e bukur. Ka gjithmonë diçka, të cilën mund ta mësosh, për të cilën mund të kujdesesh apo të festosh”. – Amit Ray
Nise ditën me mendime pozitive. Këshilla jonë është t’i shkruash gjërat që kanë përparësi për ty dhe të mendohesh se si t’i realizosh ato, por gjithmonë duke mbajtur qëndrim pozitiv.

Lexo po ashtu:  Ekspertët e shëndetit të fëmijëve bëjnë thirrje : ‘Jepini fëmijëve më pak sheqer”

“Udhëtimi i një mijë kilometrave nis me një hap”. – Lao Tzu
Çdokush nga ne ka pasur dyshimet e veta, nëse jemi mjaftueshëm të aftë për t’i arritur synimet tona. Në mënyrë metaforike, kjo thënie do të ndihmojë t’i afrohesh objektivit tënd. Bëj një listë me prioritetet e tua dhe fillo të punosh me të parin, pa u ngutur. Në këtë mënyrë, do të jesh i/e përqendruar tek çdo synim, që nga ato më të vegjëlit, për të arritur në fund tek synimet e mëdha.

“Jam mahnitur gjithmonë nga ideja e një dite të re, një fillimi të ri. Ndoshta ka qenë kjo gjë e nxitur nga magjia e ndonjë pjese të mëngjesit”. – John Boyton Priestley
Nëse e vlerësojmë çdo ditë të re, do të vlerësojmë çdo mundësi të re, për të cilën nuk do të jemi në dijeni. Përdore çdo ditë si një mundësi për të zgjidhur probleme të tjera, ose për të mësuar diçka të re nga jeta. Mrekullitë ndodhin çdo ditë, kështu që sigurohu që mendja dhe zemra jote të jenë të hapura për t’i pranuar ato.

Lexo po ashtu:  Si të blejmë rroba që do të zgjasin vite dhe jo javë?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *