Me anë të ushqimit përveç shijes së mirë që përfitohet, dhuron edhe shumë vitamina dhe minerale që trupit i duhen. Megjithëse të gjithë njerëzit duhet të ushqehen shëndetshëm dhe me kujdes, ndër vitaminat më të mira për burrat ekspertët i specifikojnë në disa ushqime të veçanta.

Sipas ekspertëve 9 nga 10 burra në botë nuk marrin dozën e duhur të perimeve në një ditë. Në këtë artikull listohen disa nga këto ushqime të cilat ndihmojnë shëndetin e mirë tek burrat në çdo moshë.

Spinaqi: Një dietë e shëndetshme përfshin të paktën 5 perime të freskëta në ditë. Në shumicën e ditëve rekomandohet konsumimi i perimeve jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatat e ndryshme. Spinaqi përmban oksid natriumi i cili ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Bajamet: Bajamet janë një burim i mirë magnezi, i cili ndihmon edhe në rritjen e hormonit të testosteronit tek burrat. Gjithashtu bajamet ndihmojnë edhe në mbajtjen e formimin e mirë të muskujve. Ndihmojnë në funksionin e mirë të nervave, zemrës dhe enëve të gjakut.

Lexo po ashtu:  10 këshilla të mira për të ndaluar grindjet e vëllezërve dhe motrave

Kosi: Njësoj si gratë edhe burrat janë të rrezikuar nga sëmundje të kockave si osteoporoza. Ndaj konsumimi i kosit apo qumështit për të ndihmuar shëndetin e kockave është shumë e rëndësishme.

Domatet: Domatet janë të pasura me liktopene që janë ndër antioksidantët më të mirë për shëndetin e organizmit. Këta antioksidantë sipas mjekëve kanë treguar se i mbrojnë meshkujt nga sëmundjet e prostatës.

Patatet: Karbohidratet që përmbajnë patatet janë shumë të vlefshme për shëndetin e mirë të burrave teksa mosha kalon. Ideja e të hequrit tërësisht nga dieta e përditëshme e tyre në mënyrë që të dobësoheni është e gabuar. Konsumoni shumë patate të ziera apo të furrës në mënyrë që të përfitoni karbohidrate të shëndetshme. Të pasura me kalium më shumë se bananet dhe me vitaminë C, patatet janë një burim i shkëlqyer energjish.

Shalqi:Njëjtë si domatet edhe shalqiri përmban liktopene që parandalojnë sëmundjet apo kancerin e prostatës. Konsiderohet si një super-ushqim nga mjekët pasi përmban edhe shumë ujë që nxjerr toksinat nga organizmi.

Lexo po ashtu:  Si ta mbani tualetin gjithmonë të pastër dhe me aromë të freskët?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *